Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Donald Lu dhe drejtuesit e lartë të Ambasadës Amerikane largohet nga Shqipëria

14/05/2018
Pas takimit me Bashën, ambasadori Lu shkon te Rama në Kryeministri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadori Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në mesin e muajit korrik, pas tre vjet e gjysmë si Ambasador i SHBA-ve në Tiranë.

Interesimit tonë për emërimin e ambasadorit të ri, një zyrtar i Departamentit të Shtetit iu përgjigj se “ambasadori Donald Lu vazhdon të shërbejë si Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri”. Sidoqoftë, Exit.al mësoi nga një burim në Departament se Ambasadori Lu mbaron misionin e tij në Tiranë në fund të qershorit dhe do të kthehet në Uashington në mesin e muajit korrik.

Zoti Lu nuk ka marrë asnjë emërim ambasadorial nga Presidenti Trump, dhe nuk është caktuar ende në ndonjë detyrë brenda Departamentit të Shtetit. Me shumë gjasa, sikurse parardhësit e tij, Withers dhe Arvizu, pas kthimit në Uashington, Lu do të mbetet pa ndonjë detyrë domethënëse në Departament.

Ndërkohë, nuk ka asnjë parashikim se kur Presidenti Trump do të emërojë ambasadorin e ri në Shqipëri. Exit.al ka kërkuar të mësojë pranë zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë për pritshmërinë kohore të emërimit të ambasadorit të ri, por nuk kishte marrë ende përgjigje në momentin e botimit të këtij shkrimi. Sidoqoftë, duke patur parasysh kohën që duhet për miratimin e emërimeve ambasadoriale nga Kongresi i SHBA-ve, dhe duke patur parasysh se Kongresi është pushim në periudhën 1 gusht–3 shtator, mund të hamendësohet se ka pak gjasa që ambasadori i ri të marrë detyrën në Shqipëri para fundit të vitit.

Për të plotësuar boshllëkun, Departamenti i Shtetit ka vendosur që zëvendës ambasadori i ri, i cili është emëruar dhe pritet të vijë në Shqipëri në fillim të muajit gusht, do të drejtojë Ambasadën e SHBA-ve si i ngarkuar me punë i përkohshëm deri në ardhjen e ambasadorit të ri amerikan.

Po këtë verë do të mbarojnë mandatet të gjithë zyrtarët më të lartë të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe misioneve në varësi të saj. Zëvendës Ambasadori David Muniz e mbaron mandatin dhe do të largohet nga Shqipëria në fund të gushtit. Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts do të largohet në fund të muajit korrik.

Shefi i Zyrës së OPDAT Jon Smibert do të largohet në fund të korrikut, ndërsa shefja e misionit të USAID-it Catherine Johnson do të largohet gjithashtu brenda verës.

Të vetmit drejtues aktualë që do mbeten në detyrë pas muajit gusht 2018 janë shefja e Seksionit Politik dhe Ekonomik Carson Relitz-Rocker, e cila është emëruar në Shqipëri vitin e shkuar dhe shefi i Zyrës Konsullore Daniel Koski i cili gjithashtu mbërriti në Shqipëri vitin e shkuar.

Largimi i Ambasadorit Lu pritet të sjellë një ndryshim të thellë të qëndrimeve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, veçanërisht do sjellë fundin e politikës shpesh personale të Ambasadorit Lu në mbështetjen pa kushte të Kryeministrit Rama dhe shumicës socialiste.

Muajt e fundit ka pasur një shkëputje dhe indiferencë të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë, për shkak se shefi i ri për Europën i Departamentit, Ndihmës Sekretari i Shtetit Wess Mitchell, ka zgjedhur që aktualisht të mos merret me Shqipërinë, duke e shmangur atë edhe nga vizita e që ai bëri në të gjtiha vendet e rajonit para disa muajsh.

Prandaj, në mënyrë të pazakontë dhe në kontrast me parardhësen e tij Victoria Nuland, Mitchell nuk ka bërë asnjë koment dhe nuk ka mbajtur asnjë qendrim për Shqipërinë, pavarësisht ngjarjeve me rëndësi politike të muajve të fundit.

Burimi jonë në Departamentin e Shtetit u shpreh se Mitchell ka zgjedhur të mos përfshihet me Ambasadorin Lu, duke qënë se ai është në fund të mandatit të tij, dhe të fillojë zbatimin e qëndrimit të ri politik të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë pas largimit të ambasadorit. Exit.al

Tags: Donald luLargimshqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.