I dërguari i Trump në Lindjen e Mesme zbulon planin e mirëkuptimit...

I dërguari i Trump në Lindjen e Mesme zbulon planin e mirëkuptimit Izrael-Palestinë

124
0
Shares

Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, Jared Kushner pretendon se Izraeli dhe Palestina mund të fitojnë më shumë se sa japin në një marrëveshjeje paqeje. Deklaratat e tij bëheshin ndërkohë që matanë kufirit, 43 palestinezë u vranë nga forcat izraelite.

Kushner, të cilin Presidenti Donald Trump e ka ngarkuar për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, tha se administrata amerikane kishte përfunduar pothuajse një plan paqeje, por nuk dha detaje se kur mund të zbulohet përmbajtja e tij, deklaratë që vjen nën dritën e zemërimi që shkaktoi lëvizja e ambasadës amerikane në Jerusalem.

“Ne besojmë, është e mundur që të dyja palët të fitojnë më shumë se sa japin – në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund të jetojnë në paqe – të sigurt nga rreziku, të lirë nga frika dhe të aftë të ndjekin ëndrrat e tyre”, tha Kushner në ceremoninë e  ambasadës që u hap të hënën.

Kushner gjithashtu lavdëroi vjehrrin e tij për vendimin e marrë për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi, kryeqyteti i Izraelit i njohur në botë, në Jerusalem, duke thënë se ndërsa paraardhësit e tij u tërhoqën nga premtimi për një veprim të tillë, Trump e mbajti atë.

Megjithatë, vendimi për të lëvizur ambasadën shihet si një fitore masive për Izraelin në kurriz të palestinezëve. Izraeli aneksoi Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe palestinezët shpresojnë të kenë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, nëse duhet të arrihet një marrëveshje paqeje.

“Siç kemi parë nga protestat e muajit të kaluar dhe madje edhe sot, dhuna provokuese janë pjesë e problemit dhe jo pjesë e zgjidhjes”, deklaroi Kushner në lidhje me protestat e vazhdueshme palestineze në Gaza, në të cilat nuk pati ndonjë izraelit të plagosur.

Përpara adresimit të Kushner të hënën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) vranë 43 palestinezë dhe plagosën mbi 2 200 persona gjatë protestave përgjatë kufirit me Gazën dhe Izraelin. Qeveria palestineze e përshkroi ngjarjen si një “masakër e tmerrshme”.

Të plagosurit e së hënës përfshijnë 74 fëmijë dhe 23 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Gjatë 6 javëve protesta, numri i të vrarëve është 86

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY