Nje ngjarje e rende u shenua sot ne mbremje ne nje nga rruget kryesore te Tiranes. Dy persona qelluan me arme pasi u zune me njeri tjetrin ne bulevardin Bajram Curri.
Informacion paraprak
Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.
Në vendngjarje është gjetuar një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.
Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/