Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Shoferi grek u mori jetë dy shqiptarëve, zbulohen të dhëna shokuese

12/05/2018
VIDEO & EMRA/ Greqi, zemërimi i shqiptarëve që humbën familjarët në aksidentin tragjik: Po e gjeta do ta vras
Share on FacebookShare on Whatsapp

Detaje tronditëse nga dosja hetimore e kamionistit grek që la të vdekur në aksidentin tragjik dy shqiptarë dhe plagosi vajzën e njërit prej tyre.

Protothema zbulon sot pjesë nga dosja hetimore, sipas të cilës kamionisti grek ishte një alkoolist i thekur, pasi ishte proceduar së paku 8 herë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërkohë që në ditën e aksidentit kishte udhëtuar më shumë se 17 orë pa bërë pushim.

Nga aksidenti mbeten te vdekur ne vend Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pambuku i datëlindjes 1953, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri u transportua në spital  në rrezik për jetën.

Spiro dhe Balerina, janë babë e bijë.

“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve”, ka thënë gruaja e shqiptarit që humbi jetën, në një rrëfim të trishtë për mediat greke.

Greku, shkaktari i aksidentit punonte pa ndërprerje me orë të gjata e pa bërë asnjë pushim, kështu ka ndodhur në shumicën e ditëve të muajit prill dhe mars, raporton Panorama.

Sipas hetimeve, në momentin e aksidentit tragjik, në gjakun e tij u konstatua një nivel alkooli 0.78 mg, por kjo nuk ishte hera e tij e parë. Avokati ka theksuar se ai është i tronditur, është njeri punëtor dhe do të kërkojë edhe vete falje për dhimbjen e madhe që u ka shkaktuar familjeve të viktimave.

Tags: aksidentshqiptarevdekje greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PROFIL/ Cila është karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Klodjan Braho: SPAK do të vijojë goditjen e zyrtarëve që e ndihmojnë

08/03/2026
VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

VIDEO/ Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran

08/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.