Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e 22-vjeçarit, lirohen 3 bashkëpunëtorët, shpërthen nëna e Marvinit: Më thoni o njerëz, ç’të bëj në këtë vend…

11/05/2018
FOTO & EMRI/ Viktima 22-vjeçare që u vra për një karikues, djali i rekordmenit shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qenë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familjes Mihali.

Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”.

I vetmi që po qëndron në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Lirimi i tre të rinjve që akuzohen për “Moskallëzim krimi” është pritur me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët janë duke e ndjekur hap pas hapi këtë çështje, e cila tashmë ndodhet në process gjykimi.

Lajmi për lirimin e tre të rinjve është konfirmuar nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat i thanë “Shqiptarja” se lirimi i Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla është bërë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, pasi ata akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe jo për “Vrasje me paramendim”.

Ndërkohë që nëna e Marvin Mihalit, në një postim në “Fb” shkruan se tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush.

“…O zot çfarë tmeri. Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”- shkruan në FB Mira Mihali.

Postimi i plotë i nënës në “Facebook”

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…”- shkruan në profilin e saj Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

Vrasja për një karikues

Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka patur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe kushëririt të këtij të fundit. Debati tejet banal ka qenë për një karikues telefoni. Nga deklarimet mësohet se kushëriri i Marvit kishte blerë një telefon tek Dejvi dhe ky i fundit nuk i kishte dhënë karikuesin.

Më pas sherri ka precipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Eugen Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

Tags: autoretbashkepuntoretgjykatamarvin mihalivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.