Nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur dje, arrestimi në flagrancë i Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vepra penale në ngarkim të tij ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/