Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Itali, makina bëhet copë në autostradë, humb jetën shqiptari 22-vjeçar

09/05/2018
FOTO/ Itali, makina bëhet copë në autostradë, humb jetën shqiptari 22-vjeçar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një i ri shqiptar, 22 vjeç, ka humbur jetën në Itali pasi makina që ai drejtonte është shkatërruar plotësisht pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, kur makina Volkwagen Lupo u rrokullis disa herë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, deri sa ndaloi e shkatërruar. U deshën disa orë për të nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit i cili qëndronte në shtëpinë e tezes së tij, në Forlimpopoli.

Ky ishte epilogu tragjik i një mbrëmjeje argëtuese për një grup të huajsh, që të gjithë te të njëzetat: dy shqiptarë, një marokene dhe një e re e lindur në Itali nga prindër të huaj.

Sipas policisë, 22-vjeçari e ka bërë gjithçka vetë, duke rrëshqitur në kthesë teksa shkonte në drejtim të Cesenës, deri sa është përplasur me murin mbrojtës nga e majta, për të kaluar sërish nga djathta.

Urgjenca është lajmëruar nga një kamionist që ka kaluar andej pas aksidentit. Dy nga personat në makinë janë dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa disi më e mirë është gjendja e një 23-vjeçareje.

Në mëngjes, të tre të shtruarit në spital ishin të vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën. Asgjë nuk mund të bëhej për drejtuesin e mjetit që, nga përplasjet e shumta, ishte shtypur nga të gjitha anët në mënyrë të frikshme. Nga dëshmitë e të plagosurve karabinirët kanë mundur të zbardhin ngjarjen. Ata kishin ndaluar në disa lokale gjatë mbrëmjes deri sa ishin nisur drejt një McDonald’s në Torre del Moro, pa mbërritur kurrë atje. Aktualisht po kryhen testet për të parë nëse aksidenti ka ardhur për shkak të alkoolit apo drogës.

22-vjeçari i vdekur banonte në Shqipëri, por shkonte shpesh te tezja në Forlimpopoli dhe e njihte mirë Romanjën.

Tags: aksidentitalishqiptarvdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.