Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Si nisi konflikti përleshja mes studentëve dje në Tiranë? – Dyshimi që gati sa nuk përfundoi në tragjedi

09/05/2018
VIDEO & DETAJE/ Tiranë, përleshje me thika përballë Presidencës, ja pamjet e studentëve të plagosur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Katër të rinj, studentë inxhinierie te Politekniku, mbetën të plagosur me thikë paraditen e djeshme në mes të Tiranës. Autori, tashmë i arrestuar nga Policia, po ashtu ishte një student. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Pallatit të Kongreseve, përballë Presidencës.

Duke qenë se përleshja mes të rinjve ndodhi në një zonë të tillë, të parët që u kanë ardhur në ndihmë studentëve të plagosur kanë qenë efektivët e Gardës së Republikës. Më pas kanë mbërritur disa efektivë të Qarkullimit Rrugor, “Shqiponjat” dhe forcat e rendit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar menjëherë nga Policia dhe pasditen e djeshme u krye edhe arrestimi i tij. Burime zyrtare të Policisë thanë se i arrestuari është 20-vjeçari Henri Karaj, banues në zonën e Selitës në Tiranë. Ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi njëri nga studentët i kishte ngacmuar të dashurën. Megjithatë, pritet të sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Të katërt të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital pa probleme për jetën.

Plagosja

Rreth orës 11:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit Jurgen Lleshaj, 18 vjeç Feliks Lleshaj, 18 vjeç, djem xhaxhallarësh, si dhe Klajdi Dumi, 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19 vjeç.

Të katërt të plagosurit mësohet se janë studentë inxhinierie, te Politekniku. Policia tha se shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekë- sore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasditen e djeshme Policia tha se është arrestuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shtetasi Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas, paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit Jurgen Lleshaj, 18 vjeç, Feliks Lleshaj, 18 vjeç, Klajdi Dumi, 19 vjeç dhe Klajdi Marku, 19 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Burimet saktësuan se Karaj ka debatuar fillimisht me njërin prej të plagosurve, pasi dyshonte se i kishte ngacmuar të dashurën. Më pas e ka goditur me thikë dhe në këtë moment kanë ndërhyrë 3 shtetasit e tjerë, të cilët po ashtu kanë mbetur të plagosur. Panorama

Tags: perleshjastudente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.