Ish-truproja i Sali Berishes, Izet Haxhia, do të ekstradohet sot në mbrëmje nga Turqia. Mësohet se Haxhia do të mbërrijë në “Rinas” rreth orës 20:00.
Më pas, Haxhia do të shoqërohet nga forcat e policisë në ambientet e burgut 313.
Në muajin prill, ai u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bërë vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...