Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fatmir Hoxha, i katërti gjyqtar i Kushtetueses që i nënshtrohet Vetting-ut

07/05/2018
Fatmir Hoxha, i katërti gjyqtar i Kushtetueses që i nënshtrohet Vetting-ut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u zhvillua sot seanca dëgjimore për vlerësimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Gjyqtari nuk ishte  i pranishëm por përfaqësohej nga avokati Julian Mërtiri. Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Procesi i vlerësimit të gjyqtarit do të mbështetet në tre kritere: Pasuria, rivlerësimi i figurës, dhe integriteti profesional

Relatorja Alma Faskaj tha se gjyqtari Fatmir Hoxha iu nënshtrua procesit me përparësi.

Fatmir Hoxha

“Në lidhje me pasurinë ILDKPKI ka vlerësuar se deklarimi është i saktë. Fatmir Hoxha nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka fshehur pasurinë. Ka një apartament banimi 2+1 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro. Në lidhje me kontrollin e figurës DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë për vijimin e detyrës. Në lidhje me kontrollin profesional KLD ka vlerësuar se ka aftësi ligjore dhe kushtetuese”, tha Alma Faskaj.

Avokati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha dhe se pasuria e gjyqtarit është vetëm një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Julian Mërtiri tha se pasuria e tij vjen nga dasma e tij dhe për këtë është kërkuar nga ana e subjektit që të administrohet edhe kaseta e dasmës.

“Pasuria e gjyqtarit Hoxha është vetëm apartamenti ku ai banon në Tiranë me familjen e tij.  Mos u përqëndroni tek kasetat e dasmës, bëhet fjalë për një të dhënë të caktuar. Është një element në 2003 ku është pretenduar nga KPK për një shumë që nuk justifikohet dhe nga subjekti i rivlerësimit zoti Hoxha me të drejtë është kërkuar që të administrohet kaseta e dasmës së tij, ku në një dasmë tradicionale kjo shumë është fare normale lënë nga miqtë dhe të afërmit.

Shuma është e justifikueshmë, Hoxha nga 2011 është emëruar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës ku ka pasur një tjetër banesë ku e ka shitur bashkë me orenditë përkatëse dhe kjo shumë i përket orendive”, u shpreh avokati Julian Mërtiri.

Ai tha gjithashtu se gjyqtari ka marrë borxh dhe kredi për të blerë shtëpinë që sot ka në Tiranë.

“Është ende një borxh po shlyhet se bashku me një kredi që ai ka marrë nga shteti shqiptar dhe po e shlyen sipas kontratës përkatëse.  Kredia është marrë sipas një VKM si një nga funksionarët e lartë dhe në atë kohë ishte i pastrehë dhe vinte nga qyteti i Shkodrës. Është dhënë miratimi nga kredidhënësi është banka e nivelit të dytë e cila ka vendosur dhe bllokimin përkatës të apartamentit deri në shlyerjen. Borxhi është marrë për të njëjtën arsye, është apartamenti dhe nuk ka pasurit tjetër dhe deri më sot është shlyer”, shtoi avokati.

Seanca e radhës për Fatmir Hoxhën do të zhvillohet në 10 maj në orën 11:00.

Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e Vetting-ut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Zyrtarisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarës Altina Xhoxhaj. Kuorumi prej  anëtarësh është i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe për shpalljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Tags: fatos hoxhaGjyqtarVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.