U vra, pastaj e dogjën brenda makinës

U vra, pastaj e dogjën brenda makinës

210
0
Shares

Të paktën dy detaje të reja mund të cojnë në drejtim të zbardhjes së ngjarjes së rëndë në Fushë Krujë. Kamera e një biznesi jo shumë larg vendit të ngjarjes ka fiksuar një tjetër person të lëvizë të makina e djegur ndërkohë që viktima ka një plagë në kokë, cfarë do të thotë se më parë është vrarë dhe më pas ëhstë djegur.

Policia ka shoqeruar disa persona ne Komisariat, disa ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen dhe te dyshuar per krimin te cilet po merren ne pyetje në lidhje me djegien e një personi në makinën e tij në fushë Krujë.

Nga hetimet paraprake, mjeti rezulton në emër të shtetasit Xhafer Osmani, 57 vjeç, nga Mitrovica. Do të jenë rezultatet e analizave të ADN-së, ato që do përcaktojnë saktë se kujt i përket trupi që u gjet i djegur brenda makinës me targa të Mitrovicës, 02 960 SN.

Ekipet mjekoligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT-së në kryeqytet.

Për shkak të djegies së shkallës së lartë të kufomës, ekspertët nuk kanë mundur të konfirmojnë ende zyrtarisht nëse viktima është djegur i gjallë, ka qenë i lidhur apo i qëlluar me mjete të forta ose armë zjarri.

“Po punojmë me intensitet të lartë. Në bashkëpunim edhe me Krimet e Rënda, po hetojmë rastin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nuk gjetëm shumë prova në vendin e ngjarjes, pasi trupi i viktimës është shkrumbuar totalisht dhe gjithçka që gjetëm ishin vetëm disa mbetje të karbonizuara të trupit të një njeriu. Përmes hetimeve dhe verifikimeve arritëm të zbulonim pronarin e makinës. Ajo rezulton në emër të një shtetasi nga Kosova, me emrin Xhafer Osmani. Mjeti ka hyrë nëpërmjet Pikës Kufitare të Morinës, rreth 7 ditë më parë. Nga verifikimi që kemi kryer, ky shtetas nuk rezulton të jetë kthyer në Kosovë. Po tentojmë të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës për të mbledhur të dhëna rreth këtij personi dhe së shkuarës së tij. Gjithashtu, edhe për të mësuar nga familjarët përse kishte ardhur në Shqipëri”, thanë burime nga grupi hetimor të cituara sot nga gazeta panorama.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur mbrëmë se nga të dhënat e mbledhura, ka dyshime se ky shtetas mund të ketë mbërritur në Shqipëri pasi ai kishte krijuar një lidhje intime dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori e tillë, që më pas ka përfunduar në tragjed, shkruan Panorama.

Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që i ndjeri ta ketë krijuar lidhjen në zonën ku u gjet trupi, por pasi është zbuluar lidhja, ai është vrarë e djegur.

“Jemi drejt zbardhjes. Kemi dyshime të forta se kemi të bëjmë me një krim të rëndë për shkak të një lidhjeje intime që kishte viktima këtu”, bëri të ditur Policia, pa specifikuar nëse autori i dyshuar mund të ishte bashkëshorti apo familjarë të tjerë të shtetases, me të cilën dyshohet se 57-vjeçari kishte krijuar lidhje.

Mjeti, brenda të cilit u gjet trupi i djegur, u pikas në një zonë shumë të thellë. Dyshohet që viktima të jetë vrarë dhe më pas t’i jetë vënë flaka brenda në automjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY