Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kryer te pakten 7 arrestime gjatë 24 orëve te fundit nderkohe qe qindra kontrolle u kryen ne te gjitha rruget e qytetit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht 14 shtetas, nga këta , 7 shtetas të arrestuar, 5 shtetas të proçeduar në gjëndje të lirë si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, konkretisht :
– 1 shtetas është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”
– 1 shtetas është arrestuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotikësh”
– 1 shtetas është arrestuar për veprën penale “Vjedhja”
– 3 shtetas janë arrestuar për veprën penale “Drejtim mjeti në gjëndje të dehur”
– 1 shtetas është arrestuar për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”
– Janë plotësuar 2 kërkesë padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme
Gjithashtu në përmbushje të prioriteteve dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, në të gjithë qarkun Tiranë kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme gjatë të cilave :
– janë kontrolluar 274 mjete
– janë verifikuar dhe kontrolluar 370 persona
– janë shoqëruar 33 shtetas për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë.
Struktuarat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë punën në përmbushjen e prioriteve kryesore:
• Në garantimin e rendit e sigurisë, me qëllim parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve.
• Goditjen dhe ndëshkimin ligjor të paligjshmërisë
• Në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
• Si dhe në drejtim të forcimimit të marrëdhënieve me komunitetin me qëllim rritjen e besimit te Policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/