Makina u dogj tre orë pas parkimit në lëndinë

Makina u dogj tre orë pas parkimit në lëndinë

120
0
Shares

Makina me targa të Kosovës u dogj tre orë pas parkimit në një lëndinë në anë të rrugës, ndërkohë që brenda saj ishte trupi i shkrumbuar i një personi që dyshohet të jetë edhe pronari i saj.

Kamera e sigurisë së një karburanti në rrugë nacionale, ka filmuar automjetin që u gjet i djegur. Makina u fut në rrugicën pranë karburantit rreth 250 metra nga rruga kryesore.

Kamerat e sigurisë fiksuan vetëm shoferin, një person rreth 30 – 35 vjeç. Ndërsa viktima dyshohet se ka qenë i lidhur në pjesën e pasme të automjetit. Makina ndaloi në fund të një are të mbjellë me grurë e fshehur në kallamishte, ku qëndroi për rreth 3 orë, ku dyshohet se u torturua dhe më pas i vendosën zjarrin makinës.

Bëhet fjalë për Xhafer Osmanin, 57-vjeçari nga Mitrovica e Kosovës, foto e të cilit publikohet për herë të parë. Osmani sipas policisë së Kosovës është shpallur i humbur nga familja prej së shtunës. Më 4 Maj, vëllai i Xhafer Osmanit ka bërë denoncim në Policinë e Mitrovicës, duke thënë se nuk komunikonte dot në telefon me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY