EMRI/ Në pranga sekseri mashtrues, mori 3 milionë lekë për një vend...

EMRI/ Në pranga sekseri mashtrues, mori 3 milionë lekë për një vend pune në shtet

140
0
Shares

Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  pas një hetimi 3-mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur ndalimin e Lulëzim  Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera  ka rezultuar se shtetasi Lulëzim Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë (të reja) shtetasit me iniciale K. Sh., me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY