Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & DETAJE/ Korçë, ekzekutimi për drogën, gjykata kërkon një dëshmitar kyç nga burgu grek

04/05/2018
DOSJA/ Devoll, zbardhet dinamika e vrasjes për një borxh 12 mijë eurosh  mes trafikantëve të drogës

Vendi i ngjarjes

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur ka kaluar më tepër se një vit nga vrasja e një 39-vjeçari për shkak të prishjes së pazareve të drogës, Gjykata e Korçës ka vendosur për marrjen në pyetje të një dëshmitari kyç për ngjarjen ku mbeti i vdekur Zarif Aliu.

Për ngjarjen e ndodhur më 18 mars 2017, i akuzuari kryesor është David Myrte. Vetë 25-vjeçari pretendon pafajësinë, duke mohuar të gjitha akuzat. Ndërkohë, sipas Prokurorisë, Myrte në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të kenë vrarë me paramendim Zarif Aliun, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si edhe kanë plagosur Mendar Burnazin, 42 vjeç, banues në Nizhavec.

Ndërkohë, dje gjykata ka lëshuar një letërporosi për një dëshmitar kyç. Bëhet fjalë për shtetasin D.Papa, i cili ndodhet i burgosur në Larisa të Greqisë dhe dëshmia e tij do të merret nëpërmjet letërporosisë.

Mbrojtja e të akuzuarit për vrasje pretendon që D. Papa ka qenë personi që ka komunikuar me viktimën me telefon ditën e vrasjes dhe jo 25-vjeçari Myrte.

Seanca e radhës është shtyrë nga gjykata me dy muaj, në pritje të letërporosisë nga Greqia.

Ngjarja

David Myrte

Ngjarja ndodhi më datë 18 mars në fshatin Braçanj, Devoll, ku në bazë të hetimeve gjithçka kishte ardhur nga prishja e pazareve të drogës. Si autor të vrasjes akuzohen David Myrte dhe Spiro Xholli. Pasi Gjykata e Faktit në Korçë la në masën e sigurisë arrest me burg 25-vjeçarin David Myrte edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim për të.

Sherri barbar me mjete të forta, i cili përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur rëndë, u zbardh brenda 24 orëve nga policia dhe David Myrte u akuzua si personi përgjegjës për vrasjen e Zarif Alliut me mjete të forta, si dhe plagosjen e Mendar Burnazit. Por edhe pse 25-vjeçari u la në masën e sigurisë arrest me burg pas dëshmisë së dhënë nga njëri prej personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes, ai refuzoi të kishte lidhje me këtë krim, ndërsa duket se hetimi ndaj tij vazhdon.

Hetimet

Sipas akuzës, David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj, është autori i ngjarjes, kurse në burg përfundoi edhe i plagosuri Mendar Burnazi, i cili është përpjekur të fshehë rrethanat e ngjarjes duke u akuzuar për deklarim të rremë.

Mbrëmjen e 18 marsit Mendar Burnazi, Zarif Alliu dhe D. Sh., sipas të dhënave fillestare, ishin nisur drejt shtegut klandestin në këtë zonë, por u sulmuan nga një grup personash të cilët i kanë goditur me dru, duke i masakruar.

Ndërkaq, pritet dalja e ekspertizës së elementeve të tjera të gjetura në vendin e ngjarjes si bishtat e cigares, bidonët e ujit, copa prej druri, që dyshohet të jetë dhe arma e krimit, por këto janë dërguar në Tiranë dhe do të verifikohet nëse ka gjurmë të përputhshme të ADN-së, të cilat do të çonin në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe provave të krimit.

Tags: Deshmitardevollgreqivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.