EMRAT/ Italiani dhe bashkëpunëtorët shqiptarë, kërcënuan dhe morën peng rumunin

EMRAT/ Italiani dhe bashkëpunëtorët shqiptarë, kërcënuan dhe morën peng rumunin

157
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 40-vjeçar në Itali  është arrestuar, pasi ka grabitur dhe rrëmbyer punonjësin e tij, vjeshtën e vitit të kaluar. Luca Strapoli nga Volpiano, ka kërcënuar punonjësin që të jap dorëheqjen, përndryshe do e vrasi atë dhe familjen e tij.

Gjithashtu në pranga janë vendosur edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Florent Ndreu dhe Arben Turtelli, të dy shtetas shqiptar. Punonjësi i kishte kërkuar drejtuesit që t’i jepte paratë që i detyrohej.

Por, Strapoli së bashku me dy shqiptarët kanë pritur momentin kur viktima të ishte vetëm dhe me armë e kanë kërcënuar se “nëse nuk firmos dorëheqjen, do të vrasim ty,  gruan dhe fëmijën tënd”, duke tentuar që t’i merrnin firmën. Madje ata i kanë vjedhur edhe portofolin dhe celularin. Ish-punonjësi arriti të arratisej dhe të kërkonte ndihmën e autoriteteve.

Ngjarja daton vjeshtën e vitit të kaluar, teksa hetimet e karabinierëve çuan në arrestimin e bashkëpunëtorëve. Ata akuzohen për grabitje dhe rrëmbim personi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY