DETAJE/ Vetting-u “mbyti” edhe policin në Shkodër, takimi i fundit me djalin...

DETAJE/ Vetting-u “mbyti” edhe policin në Shkodër, takimi i fundit me djalin dhe biseda me kolegët

282
0
Shares

Vetting-u bëhet shkaktar për një tjetër vetëflijim në radhët e Policisë. Pas rastit të shënuar pak ditë më parë në Fier, një tjetër efektiv i Policisë në Shkodër i ka dhënë fund jetës, ndërsa dyshohet se shkak është bërë presioni i madh për vetingun dhe pamundësia e tij për të mbledhur të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Viktima Dedë Shkalla, 52 vjeç, baba i pesë fëmijëve, prej vitesh punonjës i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në lumin Kir në Shkodër. Sipas të dhënave, në ditët e fundit ai iu kishte shprehur kolegëve shqetësimin se nuk po arrinte dot të plotësonte dokumentet për formularin e vetëdeklarimit për procesin e vetingut në afatin e kërkuar.

Vetëmbytja e babait të pesë fëmijëve vjen katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit. Kanë qenë banorë të zonës që kanë parë trupin e 52-vjeçarit pa shenja jete në ujërat e lumit, të cilët kanë lajmëruar më pas Policinë. Menjëherë pasi ata kanë shkuar në vendngjarje është konstatuar trupi i pajetë, i cili i përket efektivit Dedë Shkalla.

Nga veprimet e para të grupit hetimor rezulton se trupi i pajetë nuk ka shenja dhune. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga Spitali i Shkodrës. Trupi i 52-vjeçarit është dërguar në morg me një ambulancë për ekzaminime të mëtejshme. Dedë Shkalla punonte në sallën operative në Drejtorinë e Policisë Vendore të Shkodrës prej shumë vitesh.

Vendimi fatal i tij për t’i dhënë fund jetës i ka shtangur të gjithë. Mësohet se kohët e fundit nga bisedat me kolegë të tij ai kishte shfaqur shenja stresi në punë. Disa herë, punonjësi i policisë që zgjodhi t’i japë fund jetës, u ka treguar kolegëve se e kishte të vështirë plotësimin e dokumenteve që duheshin për procesin e vetingut.

Në një kohë kur kishin mbetur dhe pak ditë nga dorëzimi i formularit, ky proces duket se e ka stresuar Dedë Shkallën akoma dhe më shumë. Ai, për shkak edhe të gjendjes së vështirë ekonomike në familjen e tij, ka shprehur shqetësimin se nëse nuk do të arrinte në kohë dokumentet, kjo gjë mund edhe t’i shkaktonte humbjen e vendit të punës.

Frika se mund të mbeste edhe i papunë, sipas burimeve policore, por edhe personave që e kanë njohur, dyshohet se e ka çuar efektivin në Policinë e Shkodrës që të vetëmbytej në ujërat e lumit Kir. Dedë Shkalla, në orët e mëngjesit, para se të nisej si çdo ditë për në punë, ka zgjuar djalin e tij 18 vjeç nga gjumi dhe është përshëndetur me të.

Në dalje te dera e shtëpisë, e ka përshëndetur me dorë dhe më pas ka marrë rrugën jo për punë, por për në lumin Kir ku edhe kreu aktin e vetëmbytjes. Efektivi i Policisë së Shkodrës ka katër vajza dhe një djalë, fëmija më i vogël është 13 vjeç. Gruaja e tij nuk punonte, pasi kujdesej për shtëpinë dhe fëmijët.

Familja e tij banon në një shtëpi 1- katëshe në fshatin Golem të njësisë Rrethina në Shkodër, ngjitur me dy vëllezërit e tjerë. Fqinjët u shprehën se gëzonin respekt për të. Kjo ngjarje e papritur për ta i ka shtangur sepse asnjë prej tyre nuk e ka pritur një gjë të tillë. Ndërkohë nga ana e saj, Policia po vazhdon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY