Besnik Mustafaj: Dorëheqja e Tahirit përmbushet vetëm nëse lëviz Prokuroria

Besnik Mustafaj: Dorëheqja e Tahirit përmbushet vetëm nëse lëviz Prokuroria

113
0
Shares

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj tha sot se lënia e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri ishte koordinuar me Edi Ramën.

Sipas Mustafajt, Rama gënjeu për Tahirin në Gjermani, por duke qenë se gjermanët kërkojnë fakte, Rama i ka dhënë Tahirit garancinë nga prokuroria dhe të dy kanë rëndë dakord që ky i fundit të lërë mandatin e deputetit, i cili i garanton imunitet nga arrestimi.

“Unë besoj se është veprimi i duhur dhe ky veprim tregon se është i akorduar me kryeministrin. Nëse do ishte kaq trim përballe drejtësisë Tahiri do kishte vepruar që në fillim. Unë besoj se kjo është në një marrëveshje mes të dyve dhe ky hap i tyre lidhet me vizitën e kryeministrit në Gjermani. Kjo është një marrëveshje e bërë pas kthimit të Ramës nga Gjermania. Rama gënjeu në Gjermani kur u pyet për Tahirin dhe ai tha që Tahirit i është hequr mandati deputetit.

Rama nuk është një lider që nxjerr konkluzione mbi faktet. Ai ka imagjinatën e tij dhe ka besuar se mund ta manipulonte kancelaren Merkel, por politika gjermane mbështet mbi faktet dhe jo fjalët. Ky besonte se kancelarja Merkel nuk do ja lejojë vetes që të behej pengesë për Shqipërinë dhe ka munguar praktika e thënies së gjërave hapur. Gjerat hapur mund t’u thuhen ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë. Rama ka qenë viktimë e delirëve të veta”- tha Mustafaj, i cili shton se Tahiri është shantazhisti më profesional që ka njohur Shqipëria në 30 vitet e fundit.

“Ne tashmë presim reagimin e Prokurorisë duke nisur që nga dita e sotme. Hipoteza ime është se garancia që i ka dhënë kryeministri Tahirit ka qenë garancia e prokurorisë. Shantazhisti më profesional që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite është Saimir Tahiri. Unë do doja që Prokuroria të lëvizte. Prokuroria t’i kërkojë Kuvendit përshpejtimin e procedurave për arrestimin e Tahirit. Unë nuk di çfarë faktesh ka Tahiri, por lëvizja e mimikës së tij është e frikshme. Saimir Tahiri nuk ishte i trembur sot gjatë konferencës së tij. Unë parashikoj që kjo çështje do vazhdojë gjatë. Ndeshja tani bëhet mes mbrojtësve të Tahirit dhe prokurorisë”– tha Mustafaj në rubrikën “Opinion” në Neës 24.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY