SPANJE/Dalin emrat e trafikanteve shqiiptare, jane ushtarake

SPANJE/Dalin emrat e trafikanteve shqiiptare, jane ushtarake

318
0
Shares

Të arrestuar ne kuadër të operacionit të nisur që nëntorin e kaluar, janë dy shtetasit shqiptarë Julian Deblini dhe Dritan Gradica. Ata kryenin rolin e furnizuesit të kokainës nga Kolumbia, pra përgjegjësin kryesor për ngarkesën, dhe bashkëpunëtorin e tij.

Raportohet se të arrestuarit kishin trajnim ushtarak.

Mësohet se sinjalizimet e para për rastin e trafikut erdhën nga policia kolumbiane, ndërsa nga hetimet në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, policia spanjolle arriti të zbulojë se krerët e mafias shqiptare kishin krijuar në Spanjë pikën hyrëse për kokainën që më pas mbushte Europën.

Mësohet se droga transportohej në valixhe të mëdha të zeza përmes fluturimeve direkte nga Kolumbia në Spanjë.

Media spanjolle, “ABC Madrid”, referuar burimeve policore, konfirmoi se valixhet e mëdha brenda të cilave fshihej kokaina transportohshin nga Kolumbi si të ishin pjesë e një sherbimi “ad hoc” i kontraktuar për transferim.

Agjentet e antidrogës në Madrid ndërhynë dhe sekuestruan 790 pako, brenda së cilave u gjet në total 1 ton kokainë, si dhe u sekuestruan 1.550.000 euro cash që qëndronin brenda një valixheje që do përdorej për të paguar për transportin e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY