Po ekspertet greke per marreveshjen e detit kush jane!

Po ekspertet greke per marreveshjen e detit kush jane!

113
0
Shares

Mes grupit të palës greke bien në sy tre emra që edhe më herët janë marrë me ceshtjen e kufirit detar.

Ata ishin një ditë më parë në tryezën e parë të negociatave që u zhvilluan në Tiranë.

Vizion Plus ka mësuar se tre ekspertët kryesorë të palës greke janë: Petros Liakuras, Kristos Rozakis dhe Efthimios Papastavridhis.

Liakuris është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe është pjesë e grupit të punës për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë prej vitit 2015.

Ka kryer studimet në Harvard ku është specializuar për negociata në teori dhe praktikë.

Rozakis është profesor në Universitetin e Athinës, diplomat dhe gjyqtar. Ai ka qenë në detyrën e Nënkryetarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa Papastavridhis është jurist dhe është specializuar për të drejtën ndërkombëtare detare. Takimi i parë mes ekspertëve zgjati rreth 8 orë dhe takimi i ardhshëm pritet të jetë së shpejti në Athinë.

Ndërsa ditën e enjte dhe të premte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Selanik ku do të takohet me homologun grek Kotzias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY