Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kadilli shpjegon fishkëllimat dhe pse gënjen Eduard Selami

01/05/2018
Kadilli shpjegon fishkëllimat dhe pse gënjen Eduard Selami
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari për Burimet Njerëzore në PD dhe njëherësh një nga anëtarët e grupit të punës për hartimin e statutit të PD komentoi dje dy fjalimet e mbajtura në Kuvendin Kombëtar atë të Eduart Selamit dhe të Ibsen Elezit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Fabardh Kadilli tha se fishkëllimat ndaj Selamit ishin të papranueshëm dhe i refuzon totalisht, por vetë Selami gënjen. Ndërsa fjalimin e ish-kryetarit të PD-së së Kukësit Ibsen Elezit, Kadilli e quajti populist dhe sipas tij edhe ai tha të pavërteta.

Fatbardh Kadilli për Eduart Selamin

“Fishkëllimat ndaj fjalimit të Selamit në Kuvend nuk ishte asgjë për t’u pranuar. Fishkëllima ishte për t’u refuzuar totalisht. Por ka një dallim. Është tjetër gjë kur njeriu fishkëllehet se është nervoz dhe tjetër gjë kur e instrumentalizon dikush dhe e përdor. Nuk ka lidhje rasti i Selamit me rastin e Ben Blushit dikur në PS. Në rastin e Blushit ishin njerëz të tjerë të kryetarit të bashkisë së Elbasanit që e fishkëllenin. Në rastin e Selamit këta nuk ishin të organizuar. Madje, kryetari Basha u bën me dorë pushoni. Gjithë trupa jonë e komisionit ishim duke bërë me dorë pushoni. Ata që fishkëllenin ishin të shpërndarë lart e poshtë. Nuk ishte një grup. Ata ishin të mërzitur dhe nervozuar nga fjala dhe fjala ka të pavërteta të rënda. Selami në atë fjalim tha të pavërteta bezdisëse. Që partia nuk ka bërë analizë. Kemi bërë analiza për të tre humbjet por i kemi bërë brenda zyrave. Po Selami a është brenda zyrave? Selami duhet ta dinte këtë gjë. Kishte edhe detyra funksionale në fushatë. As Selami e as Topalli, as Imami, as Kulluri nuk kanë ardhur në këto analiza. Selami është gënjeshtar teksa thotë që 22 kryetarët e degëve u hoqën nga Basha. Është bërë mbledhje kryesie dhe nuk janë hequr me një të rënë të lapsit. Gënjen sepse nuk ka shkelur në parti ndonjëherë”.

Fatbardh Kadilli për Ibsen Elezin

“Janë disa ëebsite të sponsorizuara nga Partia Socialiste që e kanë nxjerrë fjalën e Ibsen Elezit në kuvend që të dalë kryefaqe në rrjet. Dhe nuk paska qenë më e rëndësishme që kjo parti, Partia Demokratike, po bën një ndryshim radikal me këtë statut. E drejta e Ibsenit ishte që ai bëri populistin. Paskemi futur persekutorët në parti. Nuk ka asnjë persekutor në Partinë Demokratike. Ai tha se kemi probleme me Sigurimin e Shtetit. Ne e kemi futur në statut që çdokush të verifikohet. Paskemi lidhje me Sorosin, po kjo nuk është fare e vërtetë. Pra këto janë populizëm dhe është e pandershme nga ana e tij. Ibsen tha gjëra të pavërteta”.

Tags: fatbardh kadilli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.