FLD tanimë zyrtarisht anëtar i rrjetit të fondacioneve të PPE !

FLD tanimë zyrtarisht anëtar i rrjetit të fondacioneve të PPE !

200
0
Shares

Fondacioni për Liri dhe Demokraci është tanimë zyrtarisht dhe anëtar i qëndrës Wilfried Martens Centre for European Studies, think-tanku zyrtar i EPP – European People’s Party.

Kandidatura e FLD-së u miratua gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të qëndrës Wilfried Martens, zhvilluar në Bruksel më datë 25 prill, drejtuar nga Z. Mikulas Dzurinda, President i qëndrës dhe ish-Kryeministër i Sllovakisë, si dhe në prezencën e Z. Joseph Daul, President i PPE e të Z.Hans Gert Pottering, ish President i Parlamentit Europian/CDU etj.

Qendra Wilfried Martens përmbledh 40 fondacione dhe institute politike nga 25 shtete të krijuara nga parti politike anëtare të PPE, ku ndër të tjera mund të veçohen Fondacioni italian De Gasperi, Fondacionet gjermane Konrad Adenauer dhe Hanns Seidel, apo dhe qendra austriake prestigjioze Polak.

Aktiviteti i qendrës përmbledh jo vetëm organizimin e takimeve, projekteve dhe konferencave mbi programet dhe praktikat më të mira të partive politike evropiane, por dhe realizimin e studimeve dhe qëndrimeve strategjike mbi çështje me interes mbarë evropian si rreziku rus për BE-në, emigracioni, terrorizmi apo dhe vulnerabiliteti i shtresës së mesme përballë globalizimit etj.

Image may contain: text

FLD është fondacioni zyrtar i Partia Demokratike e Shqipërisë me fokus konsulencën politike, organizimin e akademive dhe të trajnimeve për të rinjtë si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Krijuar në vitin 2015, FLD ka zhvilluar dhe bashkëpunuar në realizimin e nismave të ndryshme me partnerë si fondacionet gjermane KAS dhe Hanns Seidel, IRI, NDI, Institutin Robert Schuman etj.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Në Asamblenë e Përgjithshme të qendrës Wilfried Martens, FLD u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv Z. Akil Kraja dhe menaxheri i kërkimeve, Z. Stiliano Rushaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY