DOSJA & EMRA/ Mbyllen hetimet dërgohen për gjykim – Dokumentohen tre vjedhjet...

DOSJA & EMRA/ Mbyllen hetimet dërgohen për gjykim – Dokumentohen tre vjedhjet e autoblindave, ja sa valut u grabit

149
0
Shares

Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, njofton se ka përfunduar hetimet për procedimin penal, duke kaluar për gjykim çështjen penale në ngarkim të pandehurve,

  • Admir Nikaj (Murataj) i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, (dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  • Dash Kupa,
  • Ernest Kupa,
  • Neim Avdulaj,
  • D. M.,
  • A. Ç., të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  • Fatjon Xhyliu, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  • Dritan Sinani,
  • Aleksandër Murataj të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Episodi i parë i vjedhjes: Në Prokurorinë pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, fillimisht është regjistruar procedimi penal nr. 9437 datë 03.12.2015 dhe janë kryer hetime në lidhje me episodin e parë të vjedhjes, fakt penal ky i ndodhur më datë 03/12/2015, ku rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afërsi të kryqëzimit të fshatrave Bërxull-Domje është vjedhur me arme një automjet i llojit furgon, i blinduar, i shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”, i cili në atë moment transportonte një vlerë të konsiderueshme të hollash. Automjeti në fjalë shoqërohej edhe nga një automjet tjetër, i llojit autoveturë, në të cilin ndodheshin rojet e shoqërisë së sigurisë “Rogat Security”.

Mekanizmi i ngjarjes rezulton të ketë qenë i tillë që: mjeteve të shoqërisë private të ruajtjes dhe sigurisë u është prerë rruga nga një automjet i llojit foristradë, i cili është futur nga kryqëzimi i rrugës së fshatit Domje-Laknas në rrugën kryesore, ku në atë moment po kalonin mjetet me sasinë e të hollave. Si rezultat i veprimit të autorëve mbi mjetin e blinduar duke e goditur me automjetin e tyre, dhe duke qëlluar me armë për të kanosur punonjësit e shoqërimit të këtij mjeti, kanë arritur të vjedhin të gjithë sasinë e vlerës monetare që po transportohej. Nga shpjegimet e dhëna nga punonjësit e bankës dhe aktet e sekuestruara rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga GPB-1.800.000, USD-800.000, AUD 200.000, CAD-200.000. 

Episodi i dytë i vjedhjes: Më datë 09.02.2017, rreth orës 12:00 dy automjete të blinduara të shoqërisë Sh.P.S.F “Jaguar Security” janë nisur nga Banka “B.K.T”-së së bashku me punonjësit e kësaj shoqërie, për të transportuar një sasi vlerash monetare për në Rinas. Pasi makinat e blinduara janë futur në rrugën e Rinasit, në mes të makinave të blinduara është futur një automjet fuoristradë, i cili fillimisht i ka bllokuar rrugën makinës shoqëruese dhe më pas ka dalë mbrapa saj. Në këtë kohë nga një rrugë dytësore ka dalë një automjet tjetër, fuoristradë, i cili e ka goditur makinën e blinduar duke e ndaluar atë. Në këtë moment nga ky automjet kanë dalë disa persona të maskuar dhe armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar. Në të njejtën kohë nga dy persona të armatosur është sulmuar edhe makina e shoqërimit të automjetit të blinduar. Nga automjeti fuoristradë që ka përplasur makinën e blinduar kanë dalë dy persona, të cilët mbanin në duar çekiç (varre) dhe kanë goditur xhamin e parë të makinës. Pasi nuk është bërë e mundur thyerja e xhamit, autorët kanë goditur xhamin e derës së shoferit, duke e thyer atë dhe më pas nën kërcënimin e armëve kanë zbritur në tokë dy punonjësit e SHPSF-së dhe kanë filluar që të kërkojnë çelësat e kasafortës.

Në të njëjtën kohë dy nga autorët e tjerë kanë arritur të neutralizojnë tre punonjësit e tjerë të SHPSF-së që ndodheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk kanë arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, me anë të një guri fresibël, të cilin e kishin në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën dukë marrë nga aty 8 (tetë) thasë me vlera monetare dhe më pas janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës. Aty, kanë braktisur makinat dhe ju kanë vënë flakën automjetit tip Jeep Gran Sheroke dhe tip Chevrolet dhe janë larguar në drejtim të paditur me një makinë të tretë. Nga deklarimet e dhëna nga punonjësit e bankës shuma e cila është dërguar për shitje jashtë shtetit, dhe që ishte e vendosur në tetë thasët brenda në furgonin e transportit për në Rinas ka rezultuar të jetë: 2.4 (dy pikë katër) milion Euro, 200.000 (dyqindmijë) Dollarë amerikanë, 260.000 (dyqind e gjashtë dhjetë mijë) paund britanikë etj.

Episodi i tretë i vjedhjes: Më datë 13.02.2015 rreth orës 12.30 minuta sherbimet e policise kane marre njoftimin se ne vendin e quajtur tek ish “Stacioni i Trenit” pikërisht pranë bulevardit “Zogu i Parë” është vjedhur nën kërcënimin e armëve nga tre persona të maskuar banka “Union Bank”, ndërkohë që punonjësi i bankës dhe një nga punonjësit e sigurisë të SH.R.S.F-se “Euro Gjici”, po nxirrnin nga tuneli i kësaj banke një shumë të konsiderueshme parash për transportimin e tyre në drejtim të aeroportit të Rinasit. Nga materiali hetimor rezulton se shuma objekt vjedhje përbëhej nga 900.000 (nëntëqind mijë) franga zviceriane, 800.000 (tetëqind mijë) Paund Britanik si dhe 16.100 (gjashtëmbëdhjetë mijë e 100) Euro.

Sipas akteve hetimore të grumbulluara për këtë ngjarje kriminale, rezulton se autorët e vjedhjes në momentin që kanë braktisur automjetin e SHRSF Euro Gjici, të marrë në vendngjarje e kanë braktisur atë dhe janë parë duke u futur në një automjet të llojit tip minifurgon me ngjyrë të bardhë, i cili është fiksuar nga kamerat e subjekteve tregtare që ndodhen në itinerarin e rrugës që kanë përshkruar edhe autorët e ngjarjes pas vjedhjes së bankës Union. Automjeti i dyshuar në ngjarjen e datës 13.02.2015 është i llojit monovolum; ngjyrë të bardhë; i dyshuar i tipit “Peugeot Partner”, tip i vjetër, me disqe të thjeshta, pa xhama anësore. Ky automjet është i ngjashëm me automjetin që rezulton i fiksuar edhe në ngjarjet e datave 03.12.2015 dhe  09.02.2017 të hyjë në shtëpinë e të pandehurit organizator Admir Nikaj, në fshatin Prezë, ka karakteristika pothuajse të njëjta me karakteristikat e automjetit të dyshuar ne ngjarjen e datës 13.02.2015.

Në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e organit procedues gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit F. Xh, më datë 12/02/2017, brenda në banesë të tij, në Ngurrëz të rrethit Lushnje, në katin e dytë të saj, në dysheme, poshtë disa dërrasave të improvizuara si parket, që përkonin me vendin ku kishte deklaruar vetë i pandehuri F. Xhu, janë gjetur dhe sekuestruar (prc i datës 12.02.2017) me cilësinë e provës materiale, një sasi të hollash, të cilat në total janë 48 cope kartmonedha te prerjes 100 euro, 1430 copë kartmonedha të prerjes 20 pound (gjithsej 4800 Euro dhe 2860 GBP).

Sipas procesverbalit të këqyrjes dhe marrjes së provës materiale dhe atij të sekuestrimit të po të njëjtës datë 15.02.2017 rezulton se nga policia gjyqësore është vajtur për të këqyrur dhe marrë provën material në fshatin Karbunar të rrethit Vlorë, në ullishten në afërsi të banesës së N.A, janë gjetur të groposura dy tenxhere presioni të mbushura me para. Nga procesverbali I sekuestrimit rezulton se janë sekuestruar kartmonedha të prerjeve dhe llojeve të ndryshme në valutë, në total i janë sekuestruar 136.410 Euro, 11906 USD, 2400 Dollarë Kanadez, 3050 Dollarë Australian, dhe 2000 GBPaund. Ndërkohë që vëllait të të pandehurit N.A, shtetasit G.A me procesverbalin e datës 13.02.2017 i janë sekuestruar 10050 Euro si dhe vlera të tjera monetare.

Në këndvështrim të dispozitave penale për kualifikimin e veprimeve kriminale të personave nën hetim, arrijmë në konkluzionin se ata duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e pasurisë bankare, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për armëmbajtjen pa leje parashikuar nenit 136, 278/1 dhe 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, për aq raste sa është vërtetuar nga ky hetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY