Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon edhe Patozi, paralajmëron ndarjen e fortë me PD: Tani ka perde të hekurt

29/04/2018
Reagon edhe Patozi, paralajmëron ndarjen e fortë me PD: Tani ka perde të hekurt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fill pas votimit të statutit të ri të PD në Kuvendit Kombëtar ka reagura ashpër edhe ish-deputeti Astrit Patozi.

Me anë të një psotimi në Facebook, Patozi shkruan se sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike.

“Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët. Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin.  Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një tefter pa vlerë. Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vjet 3 vjet përpara që do t’i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Postimi i plotë

MES DEMOKRATËVE U VENDOS SOT PËRFUNDIMISHT “PERDJA E HEKURT”

Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.

Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.

Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët.

Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin.

Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një tefter pa vlerë.

Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vjet 3 vjet përpara që do t’i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer.

Mos u çudisni që u përpoqën më kot t’i shisnin disa diskutime kritike në Kuvend si shenjë e ndryshimeve pozitive që gjoja po ndodhin në Partinë Demokratike.

Lodhen kot, sepse e kanë pothuajse të pamundur që të gënjejnë njeri me ketë.

Sepse problemi ynë këto vitet e fundit nuk ka qenë kurrë se të ndalojnë të flasësh, por se nuk lejojnë që të dëgjohesh.

Për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermanolindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq.

Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.

Por të gjithë ne e dimë mirë se si përfundoi historia e Murit të Berlinit dhe e Republikës (së Re) Demokratike Gjermane.

Tags: astrit patozikuvendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.