Lulzim Basha: Kam bere gabime por i shtrij doren gjithsecilit

Lulzim Basha: Kam bere gabime por i shtrij doren gjithsecilit

105
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha e mbajti fjalen  e tij ne dy linja ate te lidershipit te PD dhe problemeve te brendshme  si dhe qendresen ndaj qeverise.

Fjala e Bashes:

Sot kemi një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale. Ne nuk duhet të biem në rehati me justifikimet. Ne duhet të themi: ata kanë dështuar, por edhe ne nuk ia dolëm. Nuk ia dolëm ti japim vendit zgjidhje të lira dhe të ndershme, nuk ia dolëm që trafikantët e drogës dhe bosët e tyre politike ti çonim para hekurave. Ne sot duhet të shohim njeri tjetrin në sy dhe të themi: kurrë më. Ja ku jemi bashkë me mijëra demokratë të gatshëm për të nisur një rrugë tjetër të suksesshme.

Sot e gjithë Shqipëria pret nga ne. Miqtë tanë presin nga ne. Është një pritje e thellë, në kufijtë e dëshpërimit. Kudo ku kam udhëtuar kam parë pasigurinë e nënave për bukën e fëmijëve, kam parë dëshpërimin e baballarëve që nuk gjejnë punë.

Unë kam bërë gabimet e mia për të cilat kam pranuan përgjegjësinë time. Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi, por gjithçka që e kam bërë, e kam bërë me qëllimin për ti shërbyer njerëzve. Jam i vetdijshëm për gabimet e mia. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit. Kam pranuar kritikat tuaja, kam marrë mbështetjen tuaj. Unë jam besimin se së bashku me ju duke mësuar nga gabimet, do ta fuqizojmë PD-në dhe do ta rikthejmë në parti fituese.

Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrikja e kryetarit.” Une sot dua serish nga ky kuvend te madh dua ti shtrij doren gjithsecilit qe deshiron te kontriboje dhe te bashkohet me ne per ti kthyer ketij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo per pazare as per te bere fotografi por qe se bashku te ndertojme rrugen tone drejt suksesit, I bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe.

https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865997273451445/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY