I djegin makinën pedagogut në Elbasan, hera e parë ndodhi një vit...

I djegin makinën pedagogut në Elbasan, hera e parë ndodhi një vit më parë

86
0
Shares
Foto Ilustruese

Foto ilustruese

Një pedagog është sulmuar gjatë natës nga persona të identifikuar duke i djegur makinën që kishte parkuar pranë banesës së tij. Makinës së Arben Haxhihysenit, i është vënë zjarri 30 minuta pas mesnate ndrës apolicia ka theksuar se zjarri është I qëllimshëm.

Në gusht të vitit 2017 atij i është djegur një mjet dhe madje është kërcënuar se nëse do të blinte të re, do t’ia digjnin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç. Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY