Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Kjo Javë’ në News 24, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe PD-së sot.
Ai tha se Basha ka pritur kritikët e tij dhe tani është momenti që të gjithë ish-funksionarët e PD-së të bashkohen, pasi sot opozita është më e kërcënuar se kurrë.
“Kryetari duhet të ofrojë të gjithë gatishmërinë e tij për afrimin e ish-zyrtarëve të PD-së. Ai duhet të bëjë çdo përpjekje për bashkim. Sot ne jemi në një situatë si në 91-n, në kuptimin e asj që nuk ka qenë kurrë opozita më e kërcënuar se sot me Edi Ramën, një lloj si në 91-n. Ka vetëm një apel sot të bashkohemi të hedhim kalbësirën Edi Rama. Bregu, Topalli, Imami, Patozi kanë kontribute të mëdha në PD”, u shpreh Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/