Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mohuar kategorikisht një rikthim të mundshëm në krye të PD-së.
Mohimin në mënyrë të përsëritur e ka bërë nga studio e emisioni “Kjo Javë” në TV News 24.
“Epoka Berisha në krye të PD-së është mbyllur një herë e përgjithmonë. Largimi im është pa kthim. Çfarë bëj unë sot? Asgjë tjetër veç avokatinë e interesit publik.
Unë shoh përpara. Unë jam ndarë nga periudha e drejtimit të PD. Nuk mund të bëhet fjalë që unë të kthehem. Thelbi i jetës së njeriut, është lufta për dinitetin e tij. Ky duhet të jetë ylli polar. Nuk bëhet fjalë që unë të lajthis dhe të kthehem në krye të PD-së. Duhet hapur vendi gjeneratave. Lulzim Basha është gjeneratë tjetër, nuk mund të jetë gjeneratë e Sali Berishës. Epoka Berisha është e mbyllur”, u shpreh Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/