DETAJE/ Vrasja në Kamëz, dyshimet e para për autorët, ja pse kishin...

DETAJE/ Vrasja në Kamëz, dyshimet e para për autorët, ja pse kishin nevojë për para

190
0
Shares

Policia e Tiranës ka ngritur një grup pune të posaçëm për hetimin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Kamzës. Dyshimet e para flasin për kontigjentë kriminalë, që kanë marrë pjesë në këtë grabitje që u mbyll me vrasjen e kryefamiljarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buci.

Dyshohet se autorët mund të jenë konsumues droge, të cilët të shtyrë nga nevoja për të pasur para, kanë vendosur të grabisin marketin e vogël, që administrohej nga familja Buci. Shumë persona janë shoqëruar dhe se deri në orët e mbrëmjes së djeshme, nuk ka pasur asnjë të ndaluar për këtë ngjarje.

Në një rrëfim të shkurtër para policëve të Tiranës gruaja e viktimës thotë se gjithçka ndodhi kur bashkë me burrin ishin duke bërë mbylljet e fundit të dyqanit, për të shkuar në shtëpinë e tyre përdhese që ndodhet ngjitur me dyqanin. Në arkë ndodhej djali i vogël i çiftit Buci, ndërsa Merita me bashkëshortin e saj ishin në një pjesë tjetër të dyqanit që kishte lidhje direkte me shtëpinë.

Agim Buci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY