Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet takimi Rama-Krichbaum. Pse u ndërpre mbledhja, kur Rama bërtiste: Gënjeshtër! Gënjeshtër!

26/04/2018
Gjermania: Nuk do të hapim negociatat me Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimi i Edi Ramës në Bundestag ka shkuar edhe më keq sesa u raportua mbrëmë. Deputetët gjermanë i dhanë fund seancës dëgjimore me kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai ka ngritur zërin duke thënë: “Lie! Lie!”, që në shqip përkthehet “Gënjeshtër!”
Po çfarë e ka nervozuar deri në këtë pikë Kryeministrin Rama, sa të detyrojë deputetët gjermanë të Komisionit të Çështjeve Europiane, i drejtuar nga Gunthter Kirchbaum, t’i japin fund takimit?
Të merkurën në mbrëmje mediat raportuan për një ndjesë që Edi Rama kishte kërkuar që në fillim të takimit dhe shprehjen e keqardhjes për sulmet e dënueshme kundër kryetarit Krichbaum, duke shtuar se ai vetë ishte viktimë nga sulme të ngjashme mediatike dhe e kishte të pamundur t’i ndalonte. Katia Leikert, zëvendëskryetare e grupit parlamentar CDU, në ndërhyrjen e saj theksoi se ndjesa e kërkuar nga Rama ishte gjëja e duhur, por, nga ana tjetër, të dhënat nga Tirana vinin në dyshim pohimin e Ramës se ai nuk ka lidhje me mediat që sulmuan Krichbaum. Edhe deputetët e Partisë së Gjelbër e të Majtë shprehën solidaritet me Krichbaumin dhe dënuan sulmet mediatike, ndërsa një përfaqësues i SPD, simotër e PS, ishte më neutral, por me tone shfajësuese ndaj Edi Ramës.
Të pranishmit në takim bëjnë të ditur se vetë Gunther Kirchbaum ka ndërhyrë, pasi mes palëve ishin diskutuar disa tema të tjera, si çështja “Tahiri”, krimi i organizuar, korrupsioni dhe reforma në drejtësi. Kirchbaum, i cili drejtonte seancën, tha se nuk bëhej fjalë për personin e tij, por për një akt politik me pasoja politike. “Përshembull, nga të dhënat tona portali Lexo.al është nën ndikimin e Endri Fugës, shef i Zyrës së Shtypit të kryeministrit”. Ky ishte momenti i parë, kur Rama ka ngritur zërin dhe ka thënë “Lie, lie”, “Gënjeshtër, gënjeshtër”. Ai e ka përsëritur disa herë këtë fjalë, duke e ndërprerë Krichbaumin. Megjithatë, Kryetari i Komisionit, i cili kishte përpara një raport me informacione nga struktura gjermane në Tiranë, ka vazhduar t’u vendosë emra portaleve që e kanë sulmuar, duke thënë se Pamflet.al ishte nën ndikimin e Saimir Tahirit dhe Tiranapost.al nga Erion Veliaj. Të pranishmit në mbledhje e përshkruajnë këtë si momentin më kritik, sepse Edi Rama është ngritur në këmbë dhe me zë të lartë ka përsëritur “lie, lie”. Mbledhja është nbyllur në këtë atmosferë rreth orës 15 të së mërkurës dhe në mbrëmje deputetët e CDU/CSU të partisë së kancelares Merkel, sipas një vendimi politik të marrë më herët, kanë braktisur darkën e shtruar për ta nga kryeministri Rama. Pala gjermane tha se darka ishte parashikuar në një nga 3 restorantet më të shtrenjtë dhe luksozë të Berlinit, gjë që nuk ka kaluar pa u komentuar me kritika mes deputetëve gjermanë.

Tags: Krichbaum

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.