Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të moshuarat japoneze kërkojnë të hyjnë në burg për një arsye të trishtë

26/04/2018
Të moshuarat japoneze kërkojnë të hyjnë në burg për një arsye të trishtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, me 27% të personave mbi 65 vjeç. Në raportet e fundit thuhet gjithashtu se 1 në 5 femra të burgosura në këtë vend është e moshuar.

Ky numër i lartë femrash të moshuara që vuajnë dënimin në burg nuk ka lidhje me një rritje të valës së krimit, por me një arsye shumë të trishtë. Në Japoni është rritur shumë numri i të moshuarve që jetojnë vetëm. Për këtë arsye, gratë bëjnë krime të vogla si vjedhjet nëpër dyqane për të hyrë në burg, aty ku ndihen më mirë, pasi kanë strehë të siguruar dhe shoqëri.

Yumi Muranaka, drejtoresha e burgut të grave në Ivakuni, tha për “Bloomberg: “Jo vetëm ato që jetojnë vetëm, por kemi edhe të moshuara që kanë familje, por nuk ndihen si në shtëpinë e tyre me të afërmit. Nuk ndihen të kuptuara, ndihen sikur shërbejnë vetëm për të bërë punët e shtëpisë”.

Një e dënuar 80-vjeçare deklaroi se jeta e saj është shumë më e lehtë në burg.

“Në shtëpi kujdesesha për burrin e sëmurë me sklerozë dhe që kishte zënë shtratin pas një ataku në zemër. Isha e lodhur mendërisht dhe fizikisht. Nuk kisha me kë të flisja dhe më kapi depresioni. Në burg jam e lumtur”, shpjegoi e dënuara.

Tags: burgjaponiMoshuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.