Përfshihet nga flakët Audi Q7 në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen Çlirimi. Mjeti i parkuar tip Audi Q7 me targë TR 6464 M, në pronësi të A. B, 46 vjeç, banues në këtë lagje është përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit që bënë të mundur lokalizimin e zjarrit dhe fikjen e tij. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.
Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/