Merkel ndal Ramën për hapjen e negociatave, Kryeministri shqiptar nuk ndikon Gjermaninë...

Merkel ndal Ramën për hapjen e negociatave, Kryeministri shqiptar nuk ndikon Gjermaninë për votën

175
0
Shares

Gjermania nuk ka ka hapur rrugën për negociatat sot duke i dhënë goditjen më të fortë në këtë proces për Kryeministrin Edi Rama. Sipas deklaratës së Kancelares Merkel fill pas takimit me Kryeministrin Rama, Gjermani është ende në dilemë në lidhje me negociatat dhe se prej Shqipërisë priten reforma të tjera deri në maj.

Gjemania ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë. “Ne presim ende zhvillime të tjera në rrugën e refromave deri në marrjen e këtij vendimi”, ka deklaruar Merkel.

Megjithatë në konferencën për mediat, Merkel ka përgëzuar Ramën për arritjet e vendit. Sipas saj, Shqipëria që nga takimi i parë me Ramën ka bërë arritje të mëdha.

“Kemi një marrëdhënie të ngushtë bilaterale. Rekomandimi i KE do diskutohet në qershor. Ka disa parakushte për të nisur negociatat. Shqipëria ka punuar fort në disa fusha. Javët e ardhshme do të japim opinionin përfundimtar”, ka deklaruar kancelarja gjermane në konferencë.

Ajo ka theksuar se takimi ishte me rëndësi për të duke garantuar mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë. Merkel inkurajoi vijimin e vettingut.

“Vettingu forcon sistemin ligjor dhe do të zgjerohet edhe në polici. Inkurajoj Kryeministrin të vazhdojë në këtë rrugë. Folëm për luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit”, tha ndër të tjera Merkel.

Gjermania është nga vendet me më shumë skeptikë për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Vizita e kryeministrit Rama duket se nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim në qëndrimin e Gjermanisë për nisjen e negociatave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY