DETAJET/Vrasja ne Kamez, i biri 6 vjecar ishte aty, 13 shoqerime ne...

DETAJET/Vrasja ne Kamez, i biri 6 vjecar ishte aty, 13 shoqerime ne polici

247
0
Shares

Policia ka shoqeruar deri tani 13 persona lidhur me vrasjen ne Kamez ndersa ka vendosur nje shperblim prej 500 mije lekesh kush ofron informacion per autoret. Nje femi 6 vjecar, i biri i ciftit ae u sulmua me arme ka qene brenda ne dyqan kur grabitesit qelluan prinderit e tij, por ka mundur tu shpetoje plumbave.

52 vjecari Agim Buci marrë një plumb në gjoks, dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë.

Ndërkohë grabitësit janë filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit të pronarëve, dhe mësohet se janë larguar me një “BMW”  ngjyrë të zezë.

Çifti Buci prej 17 vitesh jetojnë në Tiranë, dhe janë prindër të një djali dhe tre vajzave, dy prej të cilave janë të martuara dhe jetojnë në Itali.

Njoftimi i fundit i policise:

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY