Dasma e Skënderbeut, sherr i ashpër mes deputetit dhe zyrtarit të PS:...

Dasma e Skënderbeut, sherr i ashpër mes deputetit dhe zyrtarit të PS: Karagjoz, mjeran! Je mësuar me mish të pjekur…

301
0
Shares

Një sherr shpërbeu befas sot mes dy socialistëve njerëz me pushtet. Është Auron Tare, drejtori i Agjencisë së Bregdetit që ka sulmuar deputetin e PS në Vlorë, Fate Velaj, miku i Ramës. Gjithçka nisi për një aktivitet kulturor në Kaninë të Vlorës më 22 Prill  ku u improvizua “Dasma e Skenderbeut”. Tare ka shumë kritika për mënyrën se si u organizua dhe lë të nënkuptuar mungesën e aftësisë së organizatorit Fate Velaj, që është kurator, piktor në profesion. Sakaq, ky i fundit ka hedhur akuza të ashpra ndaj Tares duke thënë se ka 27 vite, ai bashkë me historianë të tjerë që e bëjnë lëmsh vendin dhe kanë shpikur festën e mishit, hashures, etj, por nuk nderojnë “Dasmën e Skenderbeut”.

Më poshtë debati i plote mes tyre

AURON TARE

Ditelindja e Romes, Dasma e Skenderbeut ne Kanine dy ane te ndryshme te medaljes se Trashegimise Kulturore. Per dreq megjithese kisha vendosur te mos flisja fare per “Dasmen e Skenderbeut ne Kanine” nuk e mbajta dot doren dhe u ula te shkruaj dy fjale.

Kjo pasi nje mik i imi nga Roma me dergoi disa foto nga procesioni masiv i organizuar ne Rome me rastin e themelimit te saj. I ulur ne nje qoshe te kafenese se katit te 5 te Unesco me nje pamje te mrekullueshme perballe dhe me plot njerez te kultures perqark tek debatojne mbi rendesine e trashegimise kulturore mu duk vetja i pa fuqishem per te folur seriozisht per nje eveniment lokal ne Shqiperi.

Ka tashme disa dekada qe trashegimia kulturore ne Shqiperi nuk merre me seriozisht as per vlerat e saj dhe as per mundesine e madhe qe ka per zhvillimin e turizmit. Per kete arsye edhe debatat intelektuale mbi rolin e trashegimise kulturore kane shteruar.

Por ndoshta ishin fotot e procesionit te Romes apo qenia ne ambjentet e nderteses se unesco-s qe me bene te shkruaj dy fjale mbi evenimentin me te fundit kulturor ne lidhje me trashegimine.
Procesionet apo rikrijimet e ngjarjeve historike nuk jane nje gje e re dhe tashme ne disa vende shume te zhvilluara jane pjese e rendesishme e asaj qe e quajme Turizem Kulturor.

Vende te ndryshme po e zhvillojme me shume profesionalizem kete fushe duke e kthyer tashme kete fushe te re te Trashegimise ne nje menyre te rendesishme edukimi nepermjet ngjarjeve historike.
Une sapo pashe me shume vemendje Muzeumin e Trashegimise Vikinge ne Suedi i cili vizitohet nga nje numer rekord njerzish te interesuar per kete pjese te trashegimise europiane.

Mund te permend nje numer Muzeumesh te hapura ku rikrijimi i betejave apo ngjarjeve historike kthehet ne nje feste te rendesishme lokale dhe nderkombetare.
Prandaj Dasma e Skenderbeut si ide ne vetvete duhet pare si nje iniciative pozitive e cila mund te pasohet nga plot ide te tjera te ketij zhanri.

POR, si gjithnje ne Shqiperi pozitiviteti apo serioziteti i gjese kur vjen per tu realizuar kthehet ne nje farse komike e cila te trishton.

Perse valle jemi kaq te pa afte te prodhojme gjera serioze?
Perse valle nje ide e shkelqyer per zhvillimin e turizmit te trashegimise kulturore duhet te kthehet nje nje theater banal fshati?

Perse e bejme edhe Skenderbeun e shkrete qesharak?
Shikoni seriozitetin e organizatoreve italiane te procesionit te Romes.
Prodhimi i veshjeve deri ne detaje, serioziteti, madheshtia e ngjarjes sjellja e njerzve e plot detaje te tjera qe te bejne ta jetosh ate periudhe te lashte.

Po Dasma jone? nje farse komike qe te ben te qash, qe nga menyra e sjelljes se njerezise qe ishin grumbulluar e tek fshatari qe terheq Kalin e Donikes me spango a thua se ne te gjithe Vloren nuk gjendeshin dot nje pale kapistalle per kuaj.
Qe tek figura qesharake e Skenderbeut te shkrete me kepuce me qafa si personazhi i Bob the BUilder hipur ne nje kafshe qe me shume dukej si Dhi e bardhe dhe jo si kale.

Tek kolltuket turke apo nje mavri me boje qe ju tunde mbi koke nje flamur te mberdhyer ne nje tub plastikte tjera e te tjera mysybete.

Ndokush mund te thote e po edhe ti pse e ben qimen tra. shqyqyr qe u be dicka shqiptare jemi. Ne fakt jo une mendoj se dicka ka ndodhur ne psikozen tone te pakten ne fushen e trashegimise dhe seriozitetit ndaj saj. Per ilustrim i bashkangjita ketij postimi dy foto nga nje aktivitet i organizuar ne Vlore egzaktesisht 100 vjet me pare.

Shikoni cfare rregulli, cfare serioziteti dhe cfare fisnikesh te vertete duken keta vlonjate me kuaj. Kjo foto mund te jete bere kudo ne cdo kryeqytet te kohes dhe nuk ka asnje ndryshim nga garat me kuaj te aristokracise angleze per shembull.
Ne gjithe kete persiatje te gjate une mendoj se ajo qe ne kemi humbur bashke me seriozitetin eshte fisnikeria, aristokracia shkelqimi i asaj pjese te shoqerise qe ishte rritur me kuaj psh apo dinte se cfare ishin keshtjellat apo sarajet.
Njerez qe kuajt nuk i terhiqnin me spango apo me litar si mushkat e fshatit, njerez qe dinin si te visheshin per ngjarjen taman sipas kohes dhe jo me kepuce te Bob the BUilder.

Njerez qe jetonin me tragjedine dhe seriozitetin e historise dhe jo duke u bere karagjoze me nje ide aq interesante dhe aq te bukur qe ne se do te dihej si te organizohej dhe zhvillohej mund te behej me te vertete nje reze shprese ne tymin e madh qe ka mbuluar trashegimine tone kulturore.

FATE VELAJ: DASMA E SKËNDERBEUT/ NJË PËRGJIGJE PËR ATA QË E DUAN SHQIPËRINË VETËM ME FESTA ËMBËSIRASH E MISHI TË PJEKUR

Në Kaninë të Vlorës, në datë 22 Prill, për herë të parë në histori, u festua 567 vjetori i dasmës më kuptimplotë të historisë së kombit shqiptar, asaj të Skënderbeut me Donika Arianitin.

Në një ceremoni modeste, me pjesëmarrjen e një grupi prej 50 Arbereshësh, si dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kruja, Tirana, Durrësi, Fieri… e nga Vlora, Kalaja e Kaninës, u rikthye në qendrën e kujtesës kombëtare.

Si ideator dhe organizator i këtij aktiviteti, realizova një ëndrrën time të vjetër, shprehur prej vitesh mes miqsh e, për ta realizuar këtë, ju drejtova përsëri miqve, vëllezërve të mij Kaniniot që e mbajtën në zemër e në mendje këtë ngjarje dhe e realizuam ashtu siç mundëm. Madje, shumë herë më bukur seç kishim mundësitë.

Skënderbeu e Donika, erdhën nga Lungro e Kalabrisë. E donin me patjetër vëllezërit tanë Arbëresh të ishin ata të parët që do e realizonin këtë çift, më të famshmin çift të historisë së Kombit tonë. Ditën e dielë, 22 Prill, Kalaja e Kaninës u mbush me festues, me valltarë nga vise të ndryshme ardhur enkas për të festuar.

Ngjarja e tejkaloi madhështinë por, njëkohësisht, vapa e madhe e asaj dite, nxori jashtë dhe zhapikët e fshehur poshtë gurëve të kalasë shekullore të cilët, filluan të hidhin në hava helmin e tyre. Kuturu. Të kapë kë të kapë e të helmohet kush të dojë. Ata, nuk mbanin përgjegjësi për fatin e zi të atij që do helmohej.

E para u hodh helmi i një ardhuce se dasma ka marrë para publike prej 25 milion lekë. Do ishte mirë të kishte marrë por, nuk mori. Para publike kanë marrë shumë aktivitete në këto 27 vite por jo të gjitha kanë qenë vlerë.

Nuk u mor asnjë lek nga ministria e kulturës. As nga Bashkia e Vlorës. ZERO. Shkoni pyesni. Hapni dosjet dhe shikoni. Festa u finacua nga djemtë e Kaninës për ta nisur këtë ngjarrje në vitin jubilar të Skënderbeut.

Ishte perfekt? JO. E dimë por, do të jetë vitet e ardhshme.

U tha se ishte qesharake. JO. Ishte madhështore. Ishte dritëruese si dielli që i rrinte në kokë nuses, vajzës së Kaninës dhe djalit të Krujës. Në fjalën time përshëndetëse e thashë se vitin tjetër do të vijnë 5000-10.000 veta në Dasmën e Skënderbeut sepse kjo festë do të jetë e përvitshme. E përhershme. Kjo është DASMA E KOMBIT dhe do jetë e të gjithëve. Dhe vitin tjetër, në atë pas dy viteve e shume viteve do jetë akoma më e bukur.

Më madhështore.
Më vezulluese.
Më verbuese.

Të krahasosh Kaninën me Romën, është groteske. Mjerane. Vetëm buxheti i kulturës së bashkisë së Romës është më i madh se i shtetit shqiptar.

Është e vërtetë që Kali tërhiqej nga një litar, por, paska akoma njerëz që e shohin kalin nga dhëmbët. Si tja bënim ne momentin e fundit kur personi që na premtoi të na sillte kuajt më të bukur në Shqipëri, nuk erdhi sepse ashtu i doli një punë. Ata kuaj që ti komenton u gjetën orën e fundit.

Çfarë ti thosha unë Arbëreshit që erdhi si Skënderbeu; ndërro këpucët se, diku maleve është dikush që është rritur me Gaius Iulius Caesar (Jul Cesari) e Marcus Antonius (Mark Antoni) dhe i njeh mirë veshjen e tyre, tabjatet e tyre.
Për mos u marrë me çfarë është shkruar, dua tu them se, Shqipërisë, ju shtua një festë domethënëse.

E përvitshme.
E përhershme.
DASMA E KOMBIT.
DASMA E BASHKIMIT.

Ata që janë mësuar ta shohin kalin nga dhëmbët, e duan Shqipërinë vetem me festa ëmbëlsirash. Me festën e mishit të pjekur. Janë ata që kanë 27 vite që merren me analizat se kur iku gjermani i fundit nga shqipëria, në datë 28 apo 29 nëntor 1944 e shpikën festat e tyre. Të revanisë. Të asudesë. Të reshedisë. Të dhisë e të kecit.

Ata që kanë 27 vite që Skënderbeun e bëjnë një herë Serb e një herë Bullgar. Një herë Malazez e në herë Kinez, por asnjëherë Shqiptarë.

Por, kur shohin të realizohet një festë ku mblidhet shqiptarizmi, kërkojnë ta çojnë kalin tek dentisti.
Ejani vitin tjetër në Kaninë. Ejani të shihni si do jetë. Ejani të festoni në vendin më të bukur mbi dhe. Ejani të ndiheni princëror, si njëherë e një kohë. Bashkojuni të ardhurve nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Arbëreshëve dhe gjithë Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY