Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI/ Hajdutëria ka mbërritur në kupë të qiellit

25/04/2018
BUJAR NISHANI/ Hajdutëria ka mbërritur në kupë të qiellit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agjencia e Prokurimeve Publike raporton se vitin e kaluar qeveria bëri 2234 tendera të mbyllur.

Kjo do të thotë se një e treta e tenderave me paratë e shtetit bëhen pa garë, çka rrit abuzimin skandaloz me paratë publike.

Sipas të dhënave të vetë Agjencisë, rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tendera ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë. Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit.

Kur nuk ka garë, fituesi i paracaktuar abuzon me maksimumin e fitimit për veten e tij dhe shpenzimin maksimal të parave publike.

Kjo është thjesht dhe troç, grabitje e parave të buxhetit të shtetit!

Konkurrimi në tendera bëhet pikërisht për të siguruar ofertën më të leverdishme dhe standardin më të lartë që paraqitet nga konkurruesit.

Deri në vitin 2013 këto tenderime bëheshin vetëm elektronikisht, ku askush nuk kishte mundësi të zbulonte paraprakisht ofertat.

Tani hajdutëria ka mbërritur në kupë të qiellit.

Pa konkurrim fare!!!

Më tej, kur shikon se shumica e këtyre tenderave bëhen jo për shërbime publike por për zyra, makina, palma rrugësh dhe roje, kupton pse nuk dalin paratë për spitale dhe shkolla, për rrogat dhe pensionet, për shërbimet sociale ndaj të pamundurve.

Media njofton se Kryeministria ka hapur një tender për të blerë 12 karrige për zyrën e kryeministrit.

Fondi për këtë blerje rezulton se një karrige e tillë do të kushtonte rreth 26 milion lekë ose rreth 20 mijë euro. Kjo vlerë është e barabartë me asistencën sociale të 1000 familjeve të varfëra që mbajnë frymën për një muaj.

Thënë ndryshe, 12 karriget e kryeministrit kushtojnë sa asistenca sociale e 12 mijë familjeve.

Një shumë e tillë do të ishte e mjaftueshme për një Qendër Shëndetësore lokale diku.

Një qendër shëndetësore që qytetarët nga Kukësi apo Tepelena, Peshkopia apo Berati, Lezha apo Lushnja, Rrësheni apo Saranda të mos torturoheshim rrugëve për të mbërritur në spitalet e Tiranës e qëndronin me orë pas dyerve në radhë të gjata që të kujtojnë kohën e diktaturës përpara dyqaneve të ushqimit.

Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të rikonstruktuar disa shkolla në zonat rurale ku fëmijët e shqiptarëve qëndrojnë si rifuxho në pikun e acarit dhe torturës njerëzore të dimrit zbuluar.

Por normalja nuk funksionon në Shqipëri. Arsyeja jemi ne, jo qeveria të dashur miq, fatkeqësisht!

Në një shtet normal, do të funksiononin institucionet, të paktën.

Por, sa kohë institucionet antikorrupsion të qeverisë nuk funksionojnë, i del përgjegjësia opozitës jo vetëm ti denoncoj këto afera por të krijojë pranë saj një ekip të gjerë juristësh dhe të përgatisë të gjitha dosjet penale për çdo rast të makutërisë qeveritare me paratë e shqiptarëve.

Ato ti bëjë publike dhe depozitoj në prokurori.

Shqiptarët do ta duartrokisnin këtë akt!

Tags: bujar nishanitendera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.