Agimi dhe Merita u përleshën me grabitësit, errësira favorizoi autorët e krimit

Agimi dhe Merita u përleshën me grabitësit, errësira favorizoi autorët e krimit

141
0
Shares

Vrasja që ndodhi sot në Kamzë ku mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos e shoqja e tij Merita Buci ka qënë një grabitje. Dy persona kanë sulmuar një market ku burrë dhe grua ishin ende në punë dhe kanë tentuar të marrin paratë. Agimi është përleshur me grabitësit dhe ndërkohë në ndihmë të tij ka qenë edhe gruaja. Grabitësit kanë qëlluar me pistoletë mbi ciftin duke lënë të vdekur Agimin ndërsa Merita ka marrë plage.

Policia ka njoftuar se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë në lidhje me grabitësit që sips dëshmive të para kanë qenë më maska. megjithate nje person eshte shoqeruar nga policia.

Shoqerimi i pare nga policia e Kamzes

Kamza është plotësisht në terr dhe mungon ndricimi publik për të cilin ende nuk ka një arsye të shpallur nga bashkia apo OSSHE. Kjo situatë ka favorizuar fshehjen e grabistësve si dhe edhe vetë grabitjen. Në gjithë yqtetin prej 60 mijë banorësh ka vetëm ndiricim afër dyqaneve dhe kafeve të vendosur nga vetë privatët.

Informacion paraprak

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar :

Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY