Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fier, tritol makinës, Ervin Memo flet për konfliktet: Nuk e dija që donin…

24/04/2018
Fier, tritol makinës, Ervin Memo flet për konfliktet: Nuk e dija që donin…
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nuk kam asnjë konflikt, përveç mosmarrëveshjeve për pronat”. Kështu ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje i riu nga Fieri, të cilit iu bë atentat të shtunën e kaluar me eksploziv. Ervin Memo, nga ana tjetër, ka theksuar se nuk e di kush mund të fshihet pas kësaj ngjarjeje dhe se nuk priste që konflikti i familjes së tij për pronat me disa të afërm të arrinte deri në pikën e eliminimit fizik.

“Nuk kam një person konkret tek i cili të dyshoj lidhur me këtë atentat. Jam i papërfshirë në konflikte. Edhe ato konflikte pronësie që kemi, nuk janë aq të rënda sa të donte dikush të më vriste”, ka thënë Ervin Memo, ndërsa kur hetuesit kanë hedhur dyshime se mund të ketë qenë ndonjë i njohur i afërt, i plagosuri i atentatit ka mbledhur supet.

Nga ana tjetër, i riu nga Fieri duke folur për momentin e shpërthimit, nuk ka kuptuar asgjë deri në momentin që ka tentuar të ndezë makinën.

“Makinën e kisha parkuar para shtëpisë. Nuk e përdorja, por vetëm e ndizja herë pas here pasi e kisha nxjerrë në shitje. Sapo vendosa çelësin për ta ndezur, ndodhi shpërthimi, më pas nuk mbaj mend asgjë nga tronditja. Vetëm kur më nxorën nga makina, dëgjova njerëzit që brohorisnin dhe duartrokisnin”, ka deklaruar Memo para hetuesve.

Familja Memo ka trashëguar një sipërfaqe të madhe toke në Fier nga gjyshërit e të riut dhe ajo ka qenë palë në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në zonën e Unazës së Re në qytetin e Fierit. Vetë Ervini ishte i pamartuar dhe nuk ishte i punësuar. Ai ka qenë i vetëpunë- suar, pasi shumë toka e ara i kishte kthyer në vreshta.

Por, për të njëjtën pronë duket se kanë pasur përherë pretendime nga ana e disa të afërmve të tij. Kjo ka bërë që prej më shumë se 15 vite, familja Memo të ishte pjesë e shumë gjyqeve për pronësinë e tokës. Sipas hetuesve, konfliktet për pronën mbeten pista kryesore, por paralelisht po shihen edhe konfliktet e tjera të mundshme të Memos me persona të tjerë apo edhe familjarëve të tij me persona të tjerë.

Ndërkohë, një burim tregon se me gjithë arsyet e forta për të dyshuar në konflikte pronash, po kërkohen edhe tabulatet telefonike të të dëmtuarit, me qëllim që të shihet nëse ka pasur kërcënime të mëparshme dhe për të verifikuar po ashtu personat me të cilët kishte më shumë komunikime i riu 38- vjeçar, për të parë nëse ka pasur ndonjë konflikt apo kërcënim. Ervin Memo u plagos në gjymtyrë dhe pjesën e djathtë të trupit nga shpërthimi i makinës me lëndë plasëse, që ishte vendosur në pjesën e pasagjerit. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Memo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit bëjnë të ditur se 38- vjeçari ka shumë prerje në trup. Shpërthimi ishte mjaft i fortë, pasi makina thuajse u shkatërrua plotësisht, ndërsa Ervin Memo mbeti i bllokuar brenda saj. U desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe forcave të Policisë që 38-vjeçari të nxirrej nga automjeti. Të alarmuar, ngjarjen e panë nga afër dhe vetë familjarët e tij, pasi shpërthimi ndodhi vetëm pak metra larg banesës së familjes Memo. Panorama

Tags: atentatieksplozivervin memo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.