Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE & EMRI/ Zyrtari i PD rrëfen kërcënimin me pistoletë në kokë: “Ti mor, të q… r…, na shan në shtëpinë tonë”

24/04/2018
DETAJE & EMRI/ Zyrtari i PD rrëfen kërcënimin me pistoletë në kokë: “Ti mor, të q… r…, na shan në shtëpinë tonë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Florian Xhuti, një funksionar i Partisë Demokratike për Gjirokastrën tregoi kërcënimet që iu bënë në Tepelenë nga dy persona që e ndaluan në rrugë dhe i vunë pistoletën në kokë.

Xhuti tregoi në një intervistë për Panoramën se ishte duke u kthyer nga mbledhjet me strukturat e PD-së në Tepelenë dhe Memaliaj, ku kishte folur për kanabizimin, Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

“Pasi mbarova mbledhjet, në kthim, në pjesën e Mallakastrës një makinë më afrohet dhe më del paralel me mjetin që unë drejtoja. Duhet të ketë qenë ora 22:00, pasi në orën 21:30 unë mbarova mbledhjet dhe u nisa nga Memaliaj. Në drejtimin e mjetit isha vetë dhe nuk kisha pasagjer, sepse ata që më njohin, e dinë që udhëtoj gjithnjë vetëm. Më del një makinë paralel me krahun tim dhe pasagjeri më bën me shenjë që të hap krahun dhe të ndaloj. Mendova se kishte ndonjë urgjencë dhe thuajse ndalova në rrugë, as krahun tamam nuk e hapa me makinë. Mjeti, që më bëri me shenjë, ndaloi paralelisht me mua. Pasagjeri iu afrua mjetit tim dhe më pyet me atë dialektin e tyre “Si e ke emrin ti?”. Florian i them, përse? Më afrohet akoma më shumë dhe duke më nxjerrë pistoletën më thotë: “Po ti mor, të q… r…, vjen na shan ne në shtëpinë tonë?” Ndërkohë, që ky djali, që duhet të jetë rreth 35 vjeç, më thotë kështu, drejtuesi i mjetit tjetër i thotë: “Zbrite poshtë shkër…”.

Xhuti tregoi se në mbledhjet në Tepelenë është folur për kanabizimin dhe akuzat për Saimir Tahirin.

“Në qendër të deklaratave që unë kam mbajtur në Tepelenë, kanë qenë akuzat për ish-ministrin Tahiri. Mbaj mend të kem thënë se Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin, në vend që t’ia dorëzojë atë drejtësisë. Nuk pranon t’i heqë imunitetin, por bën sikur ia heq atë, duke e bllokuar në Parlament. Këta gjejnë hajdutët e pasqyrave të makinave, si ka mundësi që iu ikin tre ishdrejtuesit e Policisë në arrati”.

I pyetur nëse mund t’i identifikojë personat që e kërcënuan Xhuti përgjigjet: “Jo, nuk kam mundur. Personi që më drejtoi pistoletën ishte rreth 35 vjeç, ndërsa personin që drejtonte mjetin nuk arrita ta identifikoj si fytyrë për shkak të errësirës. Zërat e tyre i kam që të dy të memorizuar”.

Tags: florian xhutiKERCENIMPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.