Kapet 1 kg kokain në autobusin e linjës Tiranë – Athinë, arrestohet...

Kapet 1 kg kokain në autobusin e linjës Tiranë – Athinë, arrestohet shoferi

443
0
Shares
Foto Ilustruese

Një kilogram kokainë është bllokuar nga policia greke pasditen e të dielës në një autobus të linjës Tiranë – Athinë. Burime të policisë së Gjirokastrës thanë se lënda narkotike u gjet në mjetin e transportit të udhëtarëve të linjës Tiranë – Athinë gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke.

Burimet nga policia kanë thënë se autobusi kishte dalë nga Shqipëria dhe po kryente procedurat e kontrollit kufitar për tu nisur në drejtim të Athinës.

Dyshimet e para janë se kokaina është marrë në Shqipëri dhe po trafikohej në drejtim të Greqisë. Po kështu mësohet se ka nisur një verifikim për faktin se droga i ka shpëtuar kontrollit të palës shqiptare. Pas hetimeve dhe kontrolleve të para në anën greke të kufirit, policia ka njoftuar se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit. Mjeti i transportit të udhëtarëve mësohet se është në pronësi të një kompanie transporti greke. Ndërkohë autobusi drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, me iniciale T. I., i cili është arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY