Një udhëtare e ka denoncuar Turkish Airlines se ka futur një kufomë të udhëtarët në aeroplanin e linjës Stamboll Prishtinë. Salie Osmankaq, ka treguar se kufoma ishte sjell e fundit brenda në aeroplan. Me lese dhe e mbështjellë me qefin ishte dërguar në fund të aeroplanit, shkruan gazeta express.
“Turkish Airlines dhe udhëtimi me kufomën e futur në aeroplan mbi kokat tona”, shkruan Salie Osmankaq, një udhëtare e linjës Stamboll – Prishtinë.
Osmankaq ka treguar momentin kur udhëtari i rrallë hyri në bord.
“Derisa po prisnim të nisej aeroplani, pasi u mbyll bordi, për një çast hyn në aeroplan hynë 5 burra, të mbrojtur me jelekë dhe dorëza. Njëri na ta na kërkoi ne udhëtarëve të skajonim kokat, e 4 të tjerët bartnin pas tij kufomën me lese. Kufoma “udhëtoi” mbi kokat tona. E dërguan diku kah bishti i aeroplanit dhe ata që e sollën dolën nga bordi”, ka përshkruar Osmankaq udhëtimin nga Turqia në Kosovë.
Sipas saj, një veprim i tillë përpos që ishte fyerje për familjarët e të ndjerit është shtë terror psikologjik për fëmijët e të rriturit që atë ditë (më 07.04.2018) po udhëtonim në aeroplan.
“Nëse ishte dashur domosdoshmërisht kufoma të bartej nga Stambolli në Prishtinë, atëherë procedura e futjes së kufomës në aeroplan të kryhej përpara se udhëtarët të zinin vendet. Dhe kufoma të futej tek bagazhi, jo në pjesën ku ulen udhëtarët”, ka shkruar ajo.
Osmankaq u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare të Aeroporit të Prishtinës të marrin masa ndaj një veprimi të tillë.
“Autoritetet e Aeroportit të Prishtinës duhet t`i shqiptojnë masë ndëshkuese, kësaj kompanie, në mënyrë që skenat e tilla të mos përsëriten. Kjo kompani duhet ta kuptojë qartë se është kompani udhëtimi për të gjallë, e jo të fus kufoma mbi kokat e udhëtarëve që paguajnë para të majme për të udhëtuar me të”, ka shtuar ajo e cituar nga gazetaexpress.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/