Shperthimi në Fier, dyshimi i parë i policisë

Shperthimi në Fier, dyshimi i parë i policisë

165
0
Shares

Makina që shpërtheu dje në Fier nuk përdorej nga Ervin Memo pasi e kishte vënë në shitje por sipas një zakoni cdo tre ditë  endizte për disa minuta. Pikërisht këtë orar kanë pikasur autorët e krimit dhe kanë shpërthyer eksplozivin e vendosur në makinë.

Ndërkaq, mësohet se familja e Memos ka qenë pale në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit, një nga pistat ku po heton edhe policia, shkruan balkanëeb.

Nga këqyrja e kamerave te sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit, sëpaku orët e fundit përpara shpërthimit. Burime zyrtare për ‘BalkanËeb’ thanë se shpërthimi mendohet se ka qene i telekomanduar, pasi makina tip ‘Benz’ me targa AA270IV nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar, për faktin se ishte në shitje. 38-vjeçari ndonëse nuk e përdorte makinën, e ndizte atë një herë në tre ditë, për të evituar defektet.

Ervin Mem aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka dëmtime në nofullën e djathtë dhe copa xhami në pjesën më të madhe të trupit. Ndërkohë, policia po vijon me mbledhjen e provave dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY