Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të nisë një edicion lajmesh në tv e tij online. Lajmet do të transmetohen gjatë fundjavës në formën e një rubrikë lajmesh të qeverisë e cila do të transmetohet në faqen e tij në Facebook.
Nën emrin “ERTV News”, shefi i qeverisë shkruan se “nga sot çdo të dielë një pasqyrë javore e qeverisjes“
Më herët, Rama ka shtuar edhe një rubrikë intervistash, ndërsa në “televizionin” e tij transmeton live në Facebook, çdo aktivitet të qeverisë.
Nëse rama do të vijojë me transmetimin e lajmeve atëherë do i duhet të konsultohet me AMA-n në lidhje me faktin nëse është shkelje ligjore dhe nëse i duhet të marrë autorizim nga Autoriteti i Mediave.
Kryeministri vazhdimisht fyen mediat shqiptare, kryesisht me qëllimin për të minimizuar efketet e atyre pak mediave në vend që kritikojnë qeverinë por edhe për të devijuar audiencat online drejt televizionit të vet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/