Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vettingu në polici, nisin largimet e para – Rreth 65 efektivë paraqesin dorëheqjen

20/04/2018
Horoskopi, 14 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ende pa nisur procesi vlerësimit në Policinë e Shtetit, 65 efektivë të rolit bazë dhe oficerë të niveleve të larta kanë depozituar kërkesat e tyre për dorëheqje.

Më tepër se 60 efektivë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë dorëzuar kërkesat për t’u larguar nga radhët e uniformave blu.

Një vendim i tillë duket se është marrë nga një pjesë e efektivëve, të cilët nuk kanë mundur ende të nisin procedurat e mbledhjes së dokumenteve.

Ky fakt pritet të penalizojë shumë punonjës policie. Ndërkaq pjesa tjetër e të vetë larguarve, mësohet se janë efektivë që kanë kryer punë të dyta dhe nuk kanë mundur të faktojnë të ardhurat e tyre.

Por veç efektivëve të rolit bazë, nuk kanë munguar edhe ata të rolit të mesëm apo drejtues.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mësohet se janë mbi 5 oficerë që kanë dorëzuar kërkesat për largim.

Prej një muaji ka bërë kërkesë për t’u larguar edhe ish-kreu i bluve në Berat, Dilaver Shima. Ai tha për Televizionin Klan se largimi i tij nuk ka lidhje me procesin e Vetting-ut, por me arsye shëndetësore.

Shima sqaroi se largimi shmang kontrollin, por nëse do ta shohë të arsyeshme për t’u rikthyer, do t’i nënshtrohet vlerësimit. Zyrtarisht Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë shifra të efektivëve që kanë kërkuar largimin.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta tha të enjten se më tepër se 2 mijë policë rrezikojnë të mos plotësojnë formularët brenda afatit dhe kërkoi zgjate të tij.

Tags: doreheqjepoliciVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.