Policia ka gjetur dhe sekuestruar 310 kg kanabis brenda një furgoni në fshatin Kraps të Fierit. Lënda narkotike është zbuluar paraditen e së premtes, ndërsa mjeti ishte i braktisur.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, që u përkiste drog, ndërsa në polici janë shoqëruar 6 persona.
“Më datë 20.04.2018, në fshatin Kraps, në një mjet tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton Policia Vendore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/