“Burgosja politike e kuksianeve, Shqipëria në greminën e përjashtimit nga KiE”

“Burgosja politike e kuksianeve, Shqipëria në greminën e përjashtimit nga KiE”

171
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar vendimin për lënien në burg të 4 protestuesve kuksianë pas protestave të dhunshme më 31 mars kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Berisha e ka quajtur “vendim stalinist të kryegjykatësit Rama”, lënien në burg të tyre.

“Shqipëria që sot shpallet vendi i të burgosurve politik!”, shkruan Berisha.

“Shqipëria që sot hyn në greminën e përjashtimit nga Këshilli i Europës për shkeljen flagrante të Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe si i vetmi vend me të burgosur politik ne kontinentin e Europës”, vijon më tej Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Vendim stalinist i kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama!

Shqiperia shpallet vendi i te burgosurve politik!

Te dashur miq, thyerje te rende te Kushtetutes dhe Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut sot ne sallen e krimit politik, ku me urdher te Edvin Kristaq Rames u vendos te mbahen ne burg kater heronj te protestes se Kukesit; Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi, dhe Vasil Laci.

Shqiperia qe sot shpallet vendi i te burgosurve politik!

Edvin Kristaq Rama per urrejtjen e tij aterore per kuksianet kercenon me vendimin e sotem bllokimin e hapjes se negociatave me BE pasi BE nuk mund te negocioje me vende qe mbajne te burgosur politik!

Shqiperia qe sot hyn ne greminen e perjashtimit nga Keshilli i Europes per shkeljen flagrante te Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe si i vetmi vend me te burgosur politik ne kontinentin e Europes.

Ky vendim eshte thirrje per mbare shqiptaret te shpetojme me çdo kusht te ardhmen tone europiane, duke permbysur sa me pare narkoshtetin dhe kliken e tij me ne krye Edvin Kristaq Ramen!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY