Kryeministri Edi Rama ka komentuar jo pa nervozizëm shprehjen e rimarrë prej tij nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe komentuar gjerësisht si presion ndaj Ramës nëse ministri do të arrestohet. Gjatë një interviste në Real Story të Sokol Ballës ai ka përshkruar kuptimin e shprehjeve “nuk keni parë gjë akoma” dhe “nuk ka bir nene dhe bir kurve qe te me ndalojne”.
Pyetja:
A e ka pare sic po komentohet gjeresisht neper portale si presion direkt që zoti Tahiri?
Pwrgjia e Ramws:
“Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem. Ai nuk eshte pjese e grupit parlamentar te PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them unë është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike duan të bindin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua, si funksionoj unë, është një gjë që mua më bën për të qeshur që Saimir Tahiri më ben mua presion, është thjesht dhe vetëm për të qeshur.
S’besoj se ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne, dhe me vetë atë. Unë e di mirë se si funksionon, s’është absolutisht njeriu që përdor metoda të cilat ata që i përdorin i komentojnë, Saliu e bën, e mendon, ka pasur në jetën e vet mesazhe të koduara. Për mua jo se unë e kam idene se kush janë burrat dhe birat në këtë rast.
Po flasim për gjithë atë propagandë dhe shtrembërim që i bëhet gjithë këtij rasti, unë s’jam avokati i Tahirit, s’është puna ime ta bëj, sa i takon mua më vjen për të qeshur”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/