Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lubonja nuk ka mëshirë, reforma në drejtësi një dështim, 128 shefa policie, bosa droge

19/04/2018
Lubonja nuk ka mëshirë, reforma në drejtësi një dështim, 128 shefa policie, bosa droge
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar rekomandimin e KE për çeljen e negociatave si dhe arsyet se pse e quan raportin të rremë. Në një lidhke direkte për rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 Lubonja u shpreh se i është referuar raportit të organizatës Freedom House, e cila thotë se përparimi në luftën ndaj kanabisit u zhbë për shkak të ish ministrit Saimir Tahiri per lidhjet me trafikantët. Sipas Lubonjës janë 128 shefa policie të akuzuar për lidhje me trafikun e drogës.

“Për të provuar rremësinë e Brukselit i jam referuar raportit të Freedom House. Aty thuhet se përparimi në luftën ndaj kanabisit u zhbë për shkak të zbulimit të Tahirit dhe lidhjeve me trafikantët e drogës. Nuk është se ka pasur një përparim në luftën ndaj kanabisit. Janë 128 shefa policie të akuzuar për lidhje me drogën.

Ka pasur operacione fasadë ku fshihen qëllime të tjera mbrapa. Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë luftë ndaj korrupsionit dhe nuk ka pasur asnjë përparim. Reforma në drejtësi ka pasur një qëllim të mbrapshtë për t’i hequr kontrollin opozitës në drejtësi dhe për ta përdorur për të shantazhuar kundërshtarët. 1 milionë shqiptarë jetojnë me 5 dollarë në ditë dhe edhe më pak.”- tha Lubonja.

Lubonja shprehet se reforma në drejtësi është një dështim, pasi është kapur nga një palë politike, ndërsa e konsideroi të drejtë fjalimin e presidentit francez për cështjen e zgjerimit të BE.

“Reforma në drejtësi është një dështim, pasi është e kapur nga një palë politike. Nuk vepron ndaj korrupsionit kjo drejtësi. Presidenti francez Macron ka një tjetër qasje. Ai ka të drejtë kur thotë se ne duhet të forcohemi si Evropë brenda këtyre kufijve qe kemi, para se të zgjerohemi. Vendet evropiane duhet të forcohen para se të integrohen në BE. Ambasadoret gjithmonë palë me qeveritë kanë qenë. Ata kanë si synim mbrojtën e qeverive të tyre dhe mundësinë për hapjen e bizneseve të vendeve të tyre dhe kjo i bën më të lidhur me qeverinë”- tha Lubonja.balkanweb

Tags: lubonja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.