Gazetari, ironi të thellë me Ornela Vorpsin, kujtohet edhe për një këngë

Gazetari, ironi të thellë me Ornela Vorpsin, kujtohet edhe për një këngë

497
0
Shares
Alda Bardhyli - Ornela Vorpsi - Beti Njuma

Analisti dhe pedagogu i letërsisë Agron Gjekmarkaj ka komentuar sot në një shkrim në Panorama deklaratat e padjallëzuara në dukje të ornela Vorpsit, një ish- bukuorshe shqiptare që mërgoi në vitet 90 në Itali fillimisht dhe më pas në Francë. “Ai shkandull që të prish gjumin dhe qetësinë që të ngatërron natën me ditën e këtë të fundit ta errëson që te bën të ecësh mes dëshirës dhe marrëzisë, të vërtetës dhe banalitetit që të kujton sëmbimin e këngës popullore “faculeta topa-topa kur t’shoh ty po m’hapet gropa” dëbohet vetëm nëpërmjet rrëfimit !”, shkruan gazetari, i njohur tashmë për shkrimet e tij plot ironi.

Ornela Vorpsi, shkrimtare dhe pasione të tjera ishte në Tiranë në një promovim të letrësisë që ajo ka shkruar kur tha se ‘i gjithë Parisi ishte mahnitur nga Edi Rama’. Bëhet falë për vitet 90 kur edhe vetë Edi Rama jetoi disa kohë si emigrant në këtë qytet.

Komenti i Agron Gjekmarkaj

Ornela Vorpsi një grua në zë e Tiranës por edhe e suksesshme përtej saj ku vlera duhet të ekzistojë për tu pranuar e shpallur rrëfeu publikisht se paskësh rënë në dashuri me të kohë më parë. Vorpsi hyn me sa duket tek njerëzit e mishit, të zemrës dhe të intelektit. E paskësh munduar gjatë ajo sevda!

Ai shkandull që të prish gjumin dhe qetësinë që të ngatërron natën me ditën e këtë të fundit ta errëson që te bën të ecësh mes dëshirës dhe marrëzisë, të vërtetës dhe banalitetit që të kujton sëmbimin e këngës popullore “faculeta topa-topa kur t’shoh ty po m’hapet gropa” dëbohet vetëm nëpërmjet rrëfimit ! Këso rastesh rrëfimi intim pse jo edhe ndanë një tryeze me qirinj e pak muzike në sfond e përmbush misionin e tij!

Por Vorpsi nuk mbeti këtu. Pasi u librua vetë duke shkaktuar potere e vëmendje ajo ngjarjen e shndërroi në letërsi funksionale, në propagandë! Ëndrrat kur mbeten në sferën ideale e individuale prodhojnë krijimtari, vepra arti e letrare. Personazh i lakmueshëm për studiuesit e tekstit do të kishte qenë pedagogu artist i shndërruar në Kryeministër. Nga lëngimet e xhanit është shkruar letërsi e madhe. Dante Aligerit kur ju fanit Betaricja tek Ure e vjetër nuk fjeti e la pa gjumë gjithë njerëzimin. Sa e madhe do të ishte kërshëria jonë për tu sintonizuar me vegimet e Ornelës kur tek Ura e Tabakeve, një urë lavdie që lidh jetën me ëndrrën, në mesin e viteve 80 ka kaluar bandilli plot sqimë!

E Imagjinoni Don Kishotin një kalores vetmitar, jashtë kuptimit dhe kohës ! Vetmia është marrëzia e tij por edhe shpëtimi ynë. Dështimet si kalorës e nxjerrin një figurë të mundur nga historia por të pavdekshëm si personazh letrar. Ndërsa një armatë me Don Kishotë sa në rrezik do ta vinte qytetërimin. Ornela Vorpsi e thyen vetminë e saj dhe na thotë të gjithë ishin te dashuruar e të mahnitur me Edi Ramën në Tiranë e në Paris. Dashurinë pa njollë vajzerore e shndërron në dashuri politike si këshillë për bashkohësinë.

Ajo e përkufizon atë si një personazh sa autonom po aq universal, një gjeni përfaqësues të një populli të tërë. Mbase pavetëdijshëm i fton të gjithë teksa ajo vete po çlirohej nga brenga e dashurisë që të tjerët të provojnë ndezullinë e saj si një përzierje të erotikes me pushtetin. Nuk janë të paktë ata që këtë takim publik të vonë me “jaranin” e me këso gjuhe e konsiderojnë shërbestari të pastër me një teknologji të panjohur më parë në këtë vend “të prapambetur” ! Ky vend edhe aq i prapambetur nuk është jo. Me një solidaritet të pazakontë, gratë që janë vërtitur përreth Edi Ramës mbrojnë njëra- tjetrën. Si fakt , si gjetje është e rrallë edhe në letërsi. Mes tyre xhelozia kjo intrige e madhe shtrihet e vdekur.

Gjithsesi pas trazimit të fillim Prillit i duhej kjo përkëdheli që Ornela e hodhi në ajër si petal te këputur nga shpirti i saj i trazuar. Sa mirë do të ishte që vërtetë Kryeministri të merrej nja një vit me përkthimin e librave të Vorpsit në shqip po me kohë të plote ama, paradite e pasdite ! Mbase kështu vendi mund të fitonte një përkthyes të mirë duke humbur një Kryeministër të keq. Ai  më shume se nga hapja e negociatave ngjan i përhumbur prej nektarit të Vorpsit të cilin ne fakt e derdhi për të dehur ne të ngratët!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY