FOTO & EMRI/ Jetonte prej vitesh në Britani, telefonata në makinë i...

FOTO & EMRI/ Jetonte prej vitesh në Britani, telefonata në makinë i kushton lirinë shqiptarit

324
0
Shares

Një emigrant i paligjshëm shqiptar, i cili jetonte në Britani prej disa vitesh me identitet të rremë përfundoi në prangat e policisë. Autoritetet britanike ranë në gjurmët e shqiptarit fare rastësisht, pasi ai u ndalua për shkak se po i jepte makinës duke folur në telefon.

Në gjykatën e Lincoln u zbulua se Hekuran Azizi u ndalua dhe iu kërkuan dokumentet e identifikimit, pasi oficerët e panë me telefonin në vesh, ndërkohë që udhëtonte me makinë.

24-vjeçari u dha atyre patentë dhe dokumente identifikimi greke, por ato ishin me emrin e një tjetër personi.

Prokurorja e çështjes sqaroi se të dyja dokumentet në pamje të parë dukeshin të rregullta, por më pas u zbulua se në fakt ishin të falsifikuara.

Oficerët kontrolluan automjetin e shqiptarit, ku gjetën edhe një thikë. Azizi u arrestua dhe pranoi se i kishte siguruar dokumentet në Spanjë dhe i kishte përdorur për t’u futur në Britaninë e Madhe.

Kavanagh tha se shqiptari kishte jetuar në Britani që prej vitit 2015 me emër të rremë. 24-vjeçari u shpall fajtor dhe u dënua me 12 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY